Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..!


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Yjet pėr yllin qė po lind: Beqiraj, sulmues modern

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mc-LindY



Male
Numri i postimeve : 14
Age : 26
Localisation : ITaLy
Loisirs : ItaLy
Votė : 0
Pikėt : 16
Registration date : 12/03/2011

MesazhTitulli: Yjet pėr yllin qė po lind: Beqiraj, sulmues modern   Sat Mar 12 2011, 00:30



Prishtinė, 11 mars - Ish-ylli i Hajdukut tė Splitit dhe Dinamos sė Zagrebit, dhe ish-reprezentues i Kombėtares sė Kroacisė, Ardian Kozniku e ka vlerėsuar lart Fatos Beqirajn. Kozniku thotė se Beqiraj qė tani ėshtė i gatshėm pėr tė luajtur nė njėrėn nga pesė ligat mė tė forta evropiane. Sipas Koznikut, Beqiraj ėshtė model i sulmuesit qė kėrkohet nga skuadrat evropiane. Kozniku, 43-vjeēar, ėshtė trajner i grupmoshave tė reja nė klubin kroat Lokomotiva tė Zagrebit. Nė tė vėrtetė, Kozniku ka edhe dy vjet kontratė me Dinamon, por ėshtė dėrguar tė punojė nė klubin qė furnizon me lojtarė tė rinj gjigantin kroat.
"Fatos Beqiraj ėshtė duke mė fascinuar me paraqitjet nė fanellėn e Dinamos. Ėshtė sulmues i kompletuar, i shpejtė, i fuqishėm, korpulent, ndėrsa ka edhe ndjenjė tė mirė pėr gol. Ėshtė tip lojtari qė kėrkohet nga ekipet e forta evropiane. Me njė fjalė, ėshtė sulmues modern", ka thėnė Kozniku pėr Kohėn Ditore. Ai i parasheh tė ardhme tė ndritur sulmuesit tė Pėrfaqėsueses sė Malit tė Zi.
"Beqiraj ka bėrė shumė mirė qė ka kaluar te Dinamo. Kėtu do tė zhvillohet shumė si lojtar. Nė fakt, ai ka pėrparuar mjaft qė nga ardhja nė Dinamo, para gjashtė muajsh. Beqiraj mund tė luajė nė ndonjė skuadėr tė mirė tė ligave mė tė forta evropiane. Unė jam i bindur se Beqiraj shumė shpejt mund tė transferohet nė ndonjė ekip tė njohur evropian. Nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė njė gjė e tillė tė ndodhė qė nė verė tė kėtij viti. Ai ėshtė i gatshėm", ka shtuar Kozniku.
Ardian Kozniku pėr Dinamon ka luajtur pėr dy vjet e gjysmė, nga vera e vitit 1998 deri nė fund tė vitit 2000. Gjatė karrierės ka luajtur edhe pėr Vėllaznimin e Gjakovės, Prishtinėn, Hajdukun, pastaj Cannesin, Le Havren e Bastian nė Francė, Apoelin nė Qipro dhe Karntenin nė Austri. Karrierėn nė vitin 2002 e ka pėrfunduar nė ekipin kroat Hrvatski Dragovoljac. Njėjtė si Beqiraj, edhe Kozniku ka luajtur sulmues. Pėr Pėrfaqėsuesen e Kroacisė, gjakovari Kozniku ka shėnuar dy gola nė shtatė paraqitje. Ishte pjesė e Kroacisė nė botėrorin e vitit 1998, por nuk luajti. Kroacia nė atė botėror doli e treta.
Fatos Beqiraj (22) nė Dinamo u transferua nė fund tė gushtit tė vitit tė kaluar nga Buduqnosti i Podgoricės. Me kampionin kroat firmosi pėr pesė vjet. Nė Kosovė, Beqiraj ka luajtur pėr Shqiponjėn dhe Besėn e Pejės.
Beqirajt nuk iu desh shumė kohė qė tė stabilizohet nė pėrbėrjen bazė tė Dinamos. Ai ėshtė lavdėruar vazhdimisht nga trajneri Vahid Halilhoxhiq dhe drejtuesit e tjerė tė Dinamos. Pėlqehet edhe nga tifozėt kroatė. Lėvdata ka marrė edhe nga pėrzgjedhėsi i Malit tė Zi, Zlatko Kranjēar, dhe nga kryetari i Federatės sė Futbollit tė kėtij vendi, Dejan Saviēeviq. Beqiraj nė vjeshtė ka shėnuar shtatė gola pėr Dinamon nė gara kampionale dhe tė Kupės. Nė pranverė nuk e ka e gjetur ende rrugėn e golit.
Ndryshe nga Kozniku, ish-sulmuesi tjetėr kosovar i Dinamos, Kujtim Shala ėshtė treguar mė i rezervuar nė vlerėsimin e tij. Shala (46) pėr Dinamon ka luajtur nga viti 1989 deri nė vitin 1991. Ai karrierėn e ka nisur te Liria e Prizrenit. Mė pas ka luajtur edhe pėr Partizanin e Beogradit e Prishtinėn. Pas Dinamos karrierė ka bėrė te Stade Rennais i Francės dhe nė Gjermani, te skuadrat Stuttgarter Kickers, Chemnitzer, Fortuna Dusseldorf, Leipzig e Mannheim. Karrierėn e pėrfundoi nė vitin 2000. Shala ka luajtur nė ndeshjen e parė tė Kroacisė, tė zhvilluar nė vitin 1990 kundėr SHBA-sė.
"Pasi luan nė njė skuadėr tė madhe si Dinamo, atėherė sigurisht bėhet fjalė pėr njė lojtar tė mirė. Fatosin nuk e kam parė duke luajtur dhe nuk mund tė them mė shumė pėr tė", ka thėnė Shala.
Dinamo vlerėsohet ndėr skuadrat mė tė mėdha tė rajonit. Kampione e Kroacisė ka dalė 12 herė. Ka fituar tė gjithė titujt nga viti 2006. Skuadra nga Zagrebi kampione e Jugosllavisė ishte katėr herė, ndėrsa ka edhe shtatė kupa tė ish-shtetit federativ. Kupėn e Kroacisė e ka fituar 10 herė. Dinamo ėshtė e njohur pėr "prodhimin" e lojtarėve dhe shitjen e tyre te skuadrat mė tė mėdha evropiane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Yjet pėr yllin qė po lind: Beqiraj, sulmues modern
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..! :: Sporti :: Sporti ne Kosove-
Kėrce tek: