Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..!


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 DEMIR KRASNIQI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli

avatar

Male
Numri i postimeve : 72
Age : 32
Localisation : gjerm
Loisirs : gladbeck
Votė : 0
Pikėt : 90
Registration date : 09/05/2010

MesazhTitulli: DEMIR KRASNIQI   Sun May 09 2010, 22:38

apsodi i luftėtarėve tė lirisė
E Merkure, 21-05-2008, 07:06pm (GMT+1)

demir krasniqi
demir krasniqi, Rapsodi i luftėtarėve tė lirisė

Nga Kadri Mani

demir krasniqi, u lind mė 1950 nė Tugjec tė Malėsisė sė Gallapit (Daradanė). Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, Shkollėn e Mesme tė Muzikės nė Prishtinė dhe u regjistrua nė Shkollėn e Lartė tė Muzikės, por pėr shkaqe ekonomike nuk arriti qė ta mbarojė. Ndėrkohė u diplomua nė dy degė tė gazetarisė (Radio-gazetari dhe gazetari hulumtuese) nė Universitetin e Gazetarisė Norvegjeze dhe nė Universitetin e Gazetarisė Kanadeze.

Si arsimtar i kulturės muzikore, ka punuar nė shumė shkolla fillore dhe tė mesme, por ėshtė marrė edhe me gazetari nė radio e televizion. Ėshtė i njohur dhe mjaft i popullarizuar, sidomos nė Anamoravė si rapsod edhe interpret i muzikės popullore, krijues i kėngėve nė frymėn e melosit tradicional popullor dhe kultivues i parodive, humorit dhe satirės popullore.

Ėshtė pjesėmarrės i dhjetėra festivaleve kombėtare dhe ndėrkombėtare, publikues i shumė disqeve tė gramafonit dhe i mbi 70 albumeve tė kėngėve dhe muzikės popullore shqiptare. Demiri ėshtė autor i mbi 2000 kėngėve dhe valleve origjinale dhe mbledhės i mbi 4000 kėngėve tė ndryshme popullore. Deri mė tash i ka botuar kėto vepra:

1. "Mallėngjime dhe oshtima", Prishtinė, 1993;

2. "Qamili i Vogėl - zė qė nuk shuhet", Prishtinė, 1995;

3. "Gjakon Kosova", Gjilan, 1998;

4. "Kėngė krismash lirie", Gjilan, 2000;

5. "Bejtė Pireva", Gjilan, 2002;

6. "Zeqir Maroca", Gjilan, 2002;

7. "Kėngė krismash lirie", II, Gjilan, 2003;

8. "Familja Kurti nga Tugjeci", Gjilan, 2003.

Nė dorėshkrim i ka tė gatshme edhe shumė vepra tė tjera qė presin botimin.

demir krasniqi jeton dhe vepron nė Gjilan.





demir krasniqi, rapsod/ Kėngė pėr luftėtarėt e lirisė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli

avatar

Male
Numri i postimeve : 72
Age : 32
Localisation : gjerm
Loisirs : gladbeck
Votė : 0
Pikėt : 90
Registration date : 09/05/2010

MesazhTitulli: Re: DEMIR KRASNIQI   Sun May 09 2010, 22:39

FLAKA E JANARIT



Flaka e Janarit – flakė e yjėsisė,

Kushtrim i shqiptarit – thirrje e lirisė!

Flaka e Janarit erdhi nė Gjilan,

Seē i shporri mjegullat – diell mbi vatan!

Refreni:

Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka,

Nuk i trembi plumbi, nuk i trembi vdekja!

Bashkė me ta Zijahu, Rexhepi, Nuhiu –

Bora dhe acari – gjakun nuk jua ngriu!



Flaka e Janarit - flakė qė na bashkon,

Dėshmorėt e kombit, pėrherė i nderon.

Kujton heroizmat qė prej Skėnderbeut,

Qė flijuan jetėn pėr liri t’ Atdheut!

Refreni:

Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka...etj.



Jo, nuk vdesin kurrė trimat legjendarė,

Jetojnė nė pikturė, n’ bronz e n’ lapidar.

N’ faqe t’ historisė me shkronja tė arta,

N’ vargje t’ poezisė, me kėngė e lėvdata!

Refreni:

Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka...etj.



(demir krasniqi, nė 17- Vjetorin e manifestimit

mbarėkombėtar, Gjilan, mė 17. 01. 2008)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli

avatar

Male
Numri i postimeve : 72
Age : 32
Localisation : gjerm
Loisirs : gladbeck
Votė : 0
Pikėt : 90
Registration date : 09/05/2010

MesazhTitulli: Re: DEMIR KRASNIQI   Sun May 09 2010, 22:40

VESEL KOSOVICA



Kur u dogj krejt Prapashtica –

U betua Vesel Kosovica:

“Mbi ēetnikė, qė vranė shqiptarė,

Kurdoherė, gjak kam me marrė!”



Ai, Veseli – njė trim si zanė,

Ishte kanė kaēak me famė!...

Shkon Veseli, me Ajet Bllatėn –

N’ Domaroc, e vrasin Radėn!...



E vranė Rade Popullanin,

Vranė ēetnikun, zullumqarin.

Vranė Stojanin, n’ Domaroc –

Ndėr xhelat, nuk kishte shoq!



Ai, Stojani, s’dinte pėr prita,

Ish vojvodė pėrmbi komita!...

Nė Gallap, n’ katunde mbarė –

Shumė ka pre, ka vra shqiptarė!...



Prej Presheve e n’ Kamenicė,

N’ Keēekollė e n’ Prapashticė...

Kriminel i dorės sė parė –

Kasaphane ka ba n’shqiptarė!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli

avatar

Male
Numri i postimeve : 72
Age : 32
Localisation : gjerm
Loisirs : gladbeck
Votė : 0
Pikėt : 90
Registration date : 09/05/2010

MesazhTitulli: Re: DEMIR KRASNIQI   Sun May 09 2010, 22:41

AJET KOSOVICA



Ajet Kosovica, njė trim shqiptar,

Patriot e luftėtar.

Qysh i ri, ishte frymėzua –

Pėr Atdhe, qysh me luftua!



Me e ruajt nderin dhe kufirin,

Me e dėgjua Mulla Idrizin,

Shyt Marecin, Muharrem Fejzėn,

Hasan Remnikun, Hysen Tėrpezėn!...



Qysh i ri, nė ēdo konak –

Kishte mėsua shumė pėr kaēakė!...

Atdhetarizmin e kishte n’ gjak –

Ndaj xhelatėve, me marrė hak!



Ajet Kosovica, trim i vėrtetė,

Kishte n’grup 16 vetė...

Ishin forca vullnetare –

T’Rezistencės tonė shqiptare...



Mbrojnė kufijtė n’Kosovė lindore –

Mirė po u shkonte pushka pėr dore...

N’tanė Malėsinė nėpėr Gollak –

Luftė-o po bėnin si ushtarakė!



Mori rrugėn ilegal –

Disa vjet qėndroi nė mal...

Mė parė donte t’ pushkatohej,

Se i gjallė, shkjaut t’ i dorėzohej!



Disa vjet, n’mal ka jetua,

Gigė Strezoci e ka lajmėrua!

Me i herė OZNA e kanė rrethua,

E kanė lidhė, n’burg e kanė ēua.



Iu lėshuan OZNA, sikur xhelatėt –

Kallėzoj shokėt, ku i kanė jatakėt?!

Ja kanė shkoq mishin dredhė-dredhė,

As njė fjalė dot s’ia kanė nxjerrė!



OZNA, fort ishte tėrbua –

Pėr Ajetin, qė s’ka kallėzua!

Gjithė torturave iu pėrballoi –

Atėherė OZNA e pushkatoi!...



Kėshtu punojnė trimat e paqtė –

As njė vėlla, s’e marrin n’qafė!

Ma me qejf vdekjen e presin –

Se bukėdhėnėsit nė Besė t’i presin!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli

avatar

Male
Numri i postimeve : 72
Age : 32
Localisation : gjerm
Loisirs : gladbeck
Votė : 0
Pikėt : 90
Registration date : 09/05/2010

MesazhTitulli: Re: DEMIR KRASNIQI   Sun May 09 2010, 22:42

FETAH AHMETIdemir krasniqi&page=1&s=6f0c24dd3d185c7b31095c59b2724008#_ftn1" name=_ftnref1>[1]

(Teksti: Kadri Osmani – Muzika:demir krasniqi)



Mė njėzet tė muajit Tetorit,

Ra nė duart e tradhtarit,

Ndėr tortura e ndėr qelia –

Pa ditė gruaja, pa ditė fėmija!



Mu nga puna t’ndanė atė ditė,

Qė t’mos shohėsh ma, diell as dritė!

T’ndanė nga gruaja me gjashtė fėmijė –

T’humbėn jetėn n’burg tė zi...



Kaluan mbi ty, plim stėrvinarė,

Duke t’thithur gjakun e kuq,

Thithėlopat nė gjak tėndin bėnin garė –

Derisa trupi i njomė tė ra lėmuq!



Mullizeza bėri klithje –

Lajm i zi erdhi n’familje,

Mori vesh fshati e mileti –

Ndėrroi jetė Fetah Ahmeti!



Si erdh vdekja – kush s’e diti!

Thanė:”N’ spital i ka dalė shpirti...!?”

Kush e mbyti e dimė krejt –

Kurrė pėr jetė, falė s’ka me i mbet!



Nė kėto troje, ndėr shqiptarė,

S’ka mbet gjak ende pa u marrė.

Del ndo ‘i nėnė, qė lind ndo ‘i djalė –

Dhe Fetahu, s’shkon gjak falė!



Tė mos vjen, vėlla, dheu i rėndė,

Ti, gjashtė shqipe, pas i ke lėnė,

Ka kush tė qanė, vėlla, ty me lot,

Sepse shtėpinė e ke me Zot!...

­­­­­­­­­­­­­­­________________________________________________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli

avatar

Male
Numri i postimeve : 72
Age : 32
Localisation : gjerm
Loisirs : gladbeck
Votė : 0
Pikėt : 90
Registration date : 09/05/2010

MesazhTitulli: Re: DEMIR KRASNIQI   Sun May 09 2010, 22:43

KALA QĖNDRESE

- Kadri Osmanit-



Sikur t’ishe qengj –

Ujqit do tė pėrmbysnin!

Sikur t’ishe engjėll –

Djajtė do tė gėlltisnin!



Sikur t’ishe lis –

Pykat do tė shkatėrronin!

Sikur t’ishe gur –

Me dinamit do tė copėtonin!



Sikur t’ishe urė –

Demonėt do tė rrėnonin!

Sikur t’ishe vullkan –

Llavat do tė pushonin!



Po ti, ma i fortė se gurė,

Po ti, s’u bėre urė,

Po ti, qėndrove si burrė,

Po ti, s’u gjunjėzove kurrė!



Ti,

Simbol i rezistencės,

Ti,

Kala e qėndresės,

Ti,

Shkėndijė e shpresės,

Ti,

Peng i ndėrgjegjes,

Ti,

Flakadan i besės.



Gjilan, mė 14 Janar 2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli

avatar

Male
Numri i postimeve : 72
Age : 32
Localisation : gjerm
Loisirs : gladbeck
Votė : 0
Pikėt : 90
Registration date : 09/05/2010

MesazhTitulli: Re: DEMIR KRASNIQI   Sun May 09 2010, 22:45

) Pas Luftės sė Kaēanikut mė 1910, Turgut Pasha, Zeqė Vėrbanit, Bajramit tė Demės, Adem Kurtit dhe disa vėrbanasve tė tjerė qė morėn pjesė nė luftė, ua dogji shtėpitė.
(2) Nė vitin 1912/1913, si pėrfaqėsues i Vėrbanit nė Komunėn e Sllatinės, Zeqė Vėrbani ra nė konflikt fizik me Vojvodėn famėkeq, Stojan Domorocin - Sellkiqin dhe u detyrua tė emigrojė rreth 5 vjet nė Turqi e Bullgari.
(3) Nė qershor 1943 ushtria dhe policia bullgare natėn e rrethojnė shtėpinė e Zeqė Vėrbanit. Kur hasin nė rezistencė nuk guxojnė tė hyjnė nė oborrin e rrethuar, e vrasin fqinjin e tij, Ali Kovaēin me dy mysafirėt e tij Nezir Miftarin dhe Ramadan Mustafėn! Me atė rast nė rrethana tė pandriēuara vritet edhe njė nėnoficer bullgar pėr ēka akuzohen Zeqė Vėrbani dhe bijtė e tij.
(4) Nė vitin 1928, Zeqė Vėrbani, nė emėr tė shqiptarėve tė Sllatinės, i dėrgoi njė telegram protestues Mbretit Aleksandėr nė Beograd, me tė cilin i kritikoi organet agrare qė ua merrnin tokat e punueshme shqiptarėve dhe ua jepnin kolonistėve serbomalazez. Telegrami ruhet edhe sot nė Arkivin e Jugosllavisė dhe kopja nė Arkivin e Kosovės. Ekzistimin e kėtij telegrami i pari e zbuloi dhe e pėrmendi Dr. Hakif Bajrami nė veprėn e tij "Rrethanat shoqėrore e politike nė Kosovė mė 1918-1941, botuar nė Prishtinė mė 1981.
(5) Nė vjeshtė tė vitit 1943, para shtėpisė sė Zeqė Vėrbanit zhvillohet njė pėrleshje e armatosur me patrullėn italiane ku u pėrdorėn edhe bombat. Me atė rast, vritet Zeqė Vėrbani dhe "Mareshali" italian dhe plagosen Hajrush Hajrullahu, Sherif Emini dhe Haki Misini. Italianėt nuk arrijnė ta marrin kufomėn e italianit tė vrarė, i cili varroset aty nė afėrsi, ku edhe sot i gjenden eshtrat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: DEMIR KRASNIQI   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
DEMIR KRASNIQI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..! :: MUZIKE :: Tekste kengesh-
Kėrce tek: