Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..!


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 SHKOLLAT SHQIPE NĖ GJERMANI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli

avatar

Male
Numri i postimeve : 72
Age : 32
Localisation : gjerm
Loisirs : gladbeck
Votė : 0
Pikėt : 90
Registration date : 09/05/2010

MesazhTitulli: SHKOLLAT SHQIPE NĖ GJERMANI   Sun May 09 2010, 21:41

Shkollat shqipe nė Gjermani
Shkollat shqipe ne Gjermani kane per qellim t'i perfshijne te gjithe femijet shqiptare,ne cdo land ku ndodhen duke perfshire femijet e te gjitha trojeve etnike shqiptare.
Shkollat shqipe nė Gjermani














Shkruan: Shaban Cakolli


Shkollat shqipe me mesim plotesues perfshijne ne gjirin e vet femijet e familjeve te mergimtareve shqiptare,qe nga mosha 6-16 vjec dhe i arsimon dhe edukon ata ne frymene patriotizmit shqiptar,me njohje kulturore e shkencore dhe bukurive estetike.

Shkollat shqipe ne Gjermani kane per qellim qe femijet shqiptare te zotrojne mire gjuhen e shkruar amtare shqipe,te kultivojne ate dhe letersine shqiptare,te njohin historine dhe gjeografine etnike te vendit te te pareve te tyre,njohurine rreth dokeve e zakoneve shqiptare,arteve popullore te trasheguara brez pas brezi si karakteristike e lashte dhe e begatshme,dalluese e kombit tone.

Shkolla shqipe e mesimit plotesues i edukon nxenesit per respektin dhe mirenjohejen ndaj vendit mikprites qe i strehoi ne gjirin e vet,u hapi vend ne integrimin e shoqerise gjermane,duke i pajisur menjohuri shkencore e kulturore dhe i pregaditi te aftesohen te pavarur edhe ne gjuhen e tyre.

Shkollat shqipe ne Gjermani kane per qellim t'i perfshijne te gjithe femijet shqiptare,ne cdo land ku ndodhen duke perfshire femijet e te gjitha trojeve etnike shqiptare.

Struktura e arsimimit ndahet ne tre cikle:

Cikli i ulet,i mesem dhe i larte.

Mesimi vendevende zhvillohet me klase te kombinuara. Shkollat shqipe ne Gjermanimesojne sipas plan-programeve mesimore te Ministrise se Arsimit te Kosoves,dhe teksteve mesimore te miratuara nga ajo.:Mesuesit qe punojne ne keto shkolla kane kualifikime perkatese pedagogjike. Ne kuader te saj funksionon biblioteka e shkollave e cila pajiset me literature shqipe dhe ate te vendit.Zanafilla e shkollave shqipe ne Gjermani eshte tridhjete vjeqare,ne shkurtimisht po flasim nga koha kur shkolla jone shqipe ne Gjermani shkeputet nga varesia e organeve Jugosllave.

Meformimin e Qeverise se Kosoves, ne mergim formohet edhe Ministria eArsimit,Shkences dhe Kultures paralel me te edhe KASH"NaimFrasheri".
Keto dy hallka kane krijuar kushte per organizimin e rrjetit te shkollave shqipe te mesimit plotesues ne Gjermani. Perndjekjet e viteve te 90-ta,si dhe Lufta e Kosoves qe u shoqerua me dramen e madhete ekzodit biblik te shqiptareve, preku Gjermanine me nje numer te madh strehimkerkuesish shqiptare,ku shenime gjysmezyrtare flisnin per 400.000 shqiptare te strehuar ketu,andaj nevoja e zgjerimit te shkollave shqipe ishte domosdoshmeri ne cdo Land gjerman. Ne te gjitha keto drejtime shkolla shqipe fitoi nje pervoje te madhe.

Shkollat shqipe ne Gjermani,kane synimin e tyre qe nxenesit shqiptare te ruajne,mesojne dhe persosin gjuhen shqipe,te aftesohen per shfrytezimin e gjitha formave te komunikimit me te folur e shkruar,te njihen me atdheun dhe shtrirjen gjeografike te tij ,me historine,dhe aspiratat e perpjekjet e popullit shqiptare per liri,pavaresi dhe perparim.,te kultivohen dhe zhvillohen aftesite ne fushat e artit,letersise,muzikes dhe formave tjera te krijimit artistik.Ata shfrytezojne kohen e lire per aktivitetet krijuese dhe shenojne festat kombetare me manifestimet etyre krijuese e artistike,po ashtu kane gatishmerine per arritjen e sukseseve edhe ne shkollen e rregullte gjermane.

Pervoja ka treguar se nxenesit qe kane ndjekur mesimin plotesues shqip,jane treguar me te zellshem edhe ne shkollen e rregullt gjermane, sot prej tyre kane dalur edhe kuadro te forta. Nxenesit shqiptare qe shkollohen ne shkollen e rregullte gjermane dhe vijojne mesimin shqip,jane nje faktor shume me rendesi i integrimit te shqiptareve ne Evropen e Bashkuar. Keta nxenes nga gjitha Landet gjermane,nganjehere ne vit organizojne kampionatin e diturise,ku behet gare njohurishe cila nga shkollat shqipe ne Landet gjermane ze vend te rendesishem ne diturite e gjitha lemive mesimore,etj...

Te rrefesh per shkollat shqipe ne Gjermani,nuk do mund te e permbyllesh me nje shkrim gazetash: Per te mesuesit e vyeshem kane shkruar monografi,si: Sejdi Gashi, Rifat Hamiti, Sami Thaqi, Bejtullah Sadiku, Hamze Halabaku,e shume te tjere. Shkolla shqipe ne diaspore eshte faktor i pa zevendesueshem ne arsimin dhe edukimin kombetar te nxenesve mergimtare.

Mosperdorimi i gjuhes amtare nga kjo mase e madhe rinore ne mergim, mosnjoheja e historise kombetare, mosvijimi i shkolles shqipe patjeter i hap rrugen asimilimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
SHKOLLAT SHQIPE NĖ GJERMANI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..! :: Diskutime te ndryshme :: Diaspora Shqiptare-
Kėrce tek: