Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..!


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 BURIMET NATYRORE – RESURSET TURISTIKE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ROMANTIKA
Administrator
Administrator
avatar

Female
Numri i postimeve : 685
Age : 34
Localisation : Aty ku je dhe ti
Loisirs : Diku ne zemer
Votė : 0
Pikėt : 718
Registration date : 19/11/2008

MesazhTitulli: BURIMET NATYRORE – RESURSET TURISTIKE   Sun Feb 21 2010, 21:15

Duke u bazuar nė terenin nė tė cilin shtrihet, Peja ka resurse tė mėdha tėrheqėse dhe interesante turistike tė cilat mund ti kėnaqin edhe adhuruesit e natyrės sė egėr tė paprekur por edhe adhuruesit e bukurive idilike fshatare, si dhe hulumtuesit e interesuar pėr gjurmė tė sė kaluarės. Duke u shtrirė nė mes tė rjedhjės sė lumenjve Drini i Bardhė dhe Lumbardhi, Peja ofron njė spektėr mundėsisht pėr peshkatari tė llojeve fisnike tė peshqive tė ujrave tė ėmbla, ndėrsa adhuruesve tė avanturave tė sporteve dimrorė dhe veror do t'ju ndalet fryma nga bukurit e kanioneve, ujvarave dge tereneve tė pėrshtatshme pėr skijim. Familjet me fėmijė dhe tė hareshmit e tė padurueshėm pėr shijimin e shetisė nė fladin natyror do ta gjejnė pushim ideal nė brigjet e freskėta t'e lumenjve nė ditėt e nxehta tė verės.
Hapėsira e Pejės nė pėrgjithėsi ėshtė e mbuluar me male dhe maja tė pasura me pyje gjethėranėse tė gjelbėrta, tė cilat nė vete fshehin pasuri tė paparė pėr gjuetar dhe pėr grumbullues tė bimėve mjekuese. Peja ėshtė e pasur me kushte tė cilat ofrojnė mundėsi pėr zhvillimin e turizmit tė gjuetisė.

Rezervat mė tė njohura tė fondit tė shtazėve janė nė Rezervatin e Rusolisė si:
- Gjahu i lartė: ariu, kaprolli, derri i egėr, dhelpra, cjapi i egėr, rrėqebulli, kunalja e artė, kunalja e bardhė etj.
- Gjahu i ulėt: lepuri, thellėnza, fazani, pula e egėr, gjeli i pyjeve etj.

Bimėt mjekuese qė gjenden nė kėto male janė: kantarioni (hypericum perforatum), lulja e gjehnetit (thymus serpyllum), pustikara (dignalis feruginea), mjekrra e dhisė (arancus silvestris kost), lule boronica, lule aguliqe, lule kamamili etj.. si dhe prodhime malore: boronica, dredhėza, mjedra, kėpurdha, manaferra, thana, lajthia etj..

Ėshtė e rėndėsishme prania e bollėshme e ujit. Reshjet vjetore mesatare janė 1000 mm. Pjesa mė e madhe e kėtyre reshjeve bie nė dimėr nė formė dėbore por edhe nė formė tė shiut. Trashėsia e dėborės ofron kushte pėr skijim. Kjo trashėsi shkon 1-2 m, nė lartėsi 1200-2000 m. Prania e ujėrave ėshtė vendimtare pėr qdo turizėm, andaj regjioni konsiderohet si rezervoar ujrash me prurje optimale nga lumenjtė e thellė qė i japin pamje estetike me shumė ujvara, puse dhe gurra, si nė numėr ashtu edhe nė pėrhapje tė konsiderueshme. Uji i tyre ėshtė i kthjelltė si kristal, nė tė shumtėn e rasteve i ftohtė por i pasur me peshkun e shijshėm – Trofta.
Si do qė tė jetė, regjioni i Rugovės mbetet njė vend me klimė tė pėrshtatshme pėr verime; nė pėrgjithėsi me verė tė freskėt ku temperaturat shkojnė deri nė 17-20°C e ndonjėher deri 20-25°C qė favorizon turizmin shtėpijak, atė tė organizuar stacionar, shėrues dhe sportivo-rekreativ si dhe ngjitje, marshim, shėtitje, vizita tė monumenteve kulturo-historike, lėshim me parashutė, notim nė liqenin e Liqenatit dhe lundrim nė lumė. Dimri i ftohtė dhe i pėrshtatshėm favorizon zhvillimin e turizmir dimėror: ski, ngjitje edhe atė stacionar.
Motiv mė tė bukur dhe njėherit tė veqantė paraqet Gryka e Rugovės dhe fusha rreth shtratit tė Lumbardhit tė Pejės pėrmes tė cilit kalon rruga e asfaltuar 24 km qė tė qon prej Pejės nėpėr Qakor pėr nė Mal tė Zi. Hapsira rreth shtratit tė Lumbardhit ka pamje grykore nė gjatėsi prej 20 km, ndėrsa pjesa mė e bukur e tij Gryka e Rugovės ėshtė e gjatė afėr 10 km. Ajo ėsthė e thellė afėr 1000 m dhe ėshtė e klasifikuar nė rendin e kanioneve mė tė thella nė Kosovė dhe nė Evropė.
Para se tė hysh nė pikėn qė e karakterizon kėtė grykė si kanion tipik nė kilometrin e 6-shtė ndodhet ujvara e gjatė 25 km qė buron nė shkėmb nga ana jugore e derdhet nė lumė.
Ky kanion i krijuar nga gėrryerja e ujit dhe largimi i akullnajės sė Pejės, ėshtė tipik dhe i thellė, ku lumi diku diku edhe nuk shihet nga ngushtimi dhe ngritja e shkėmbinjėve tė lartė vertikal tė pjerrėt qė tė ngėrthejnė brenda vehtes, aq sa mund tė frikėsohesh ose krekosesh nga majat qė ndėrtojnė formacionet e shkėmbinjėve gėlqeror dhe konglomerateve me ngjyrė hiri, nė ngritje vertikale, rradhė tė mbuluar me bimė tė ulta dhe Pishėn e shkėmbit, duke u gjetur i rrethuar prej tyre mund tė shohėsh vetėm qiellin e kaltėrt.
Kanioni i Rugovės ose siq quhet »Gryka e Rugovės« duke filluar 3 km larg Pejės deri nė kilometrin e 9-tė ku ngadal fillon tė hapet, herė herė ngushtohet, duke krijuar nė lugajė paksa mė tė butė nė fundin e sė cilės rrjedhė rėmbyeshėm lumi Lumbardhė duke sjellė me vete rėrėn e gėrryer, shushurimėn dhe freskinė e pėr tu ngushtuar prap nė njė gryke tė ngushtė pėrgjatė rrugės nė pėrėndim tė regjionit qė tė shpie nė Qafė tė Qakorit dhe nė Plavė.
Kuota mesatare e luginės ėshtė 650-1000 m dhe cila banohet kryesisht nė anėn e majtė tė saj, por edhe nė tė djathtė sidomos gjatė muajve tė verės dhe ka njė bukuri tė rrallė qė e bėjnė edhe mė tė shėnuar nga kreshtat dhe majat nė tė dy anėt e saj.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
BURIMET NATYRORE – RESURSET TURISTIKE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..! :: Kosova & PEJA QYTETI :: Histori Pejane-
Kėrce tek: