Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..!


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Adela e Bjordi, hera e parė si prezantues

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Lukas

avatar

Male
Numri i postimeve : 919
Age : 31
Localisation : Peja
Votė : 4
Pikėt : 834
Registration date : 18/11/2008

MesazhTitulli: Adela e Bjordi, hera e parė si prezantues   Mon Dec 07 2009, 18:40

Janė shembulli tipik i atyre tė rinjve qė kanė njė ėndėrr dhe e bėjnė realitet, madje nuk ndalen edhe para atyre vėshtirėsive ku shumėkush do tė dorėzohej.
Dhe pėr tė ndjekur kėto ėndrra kanė hequr dorė nga shumėēka prej jetės sė tyre, madje mund tė thuhet me plot gojė se kanė filluar njė jetė tė re, duke pėrdorur si kufi ndarės mes tė shkuarės dhe tė ardhmes, programin “Big Brother” falė tė cilit fituan popullaritet.
Adela dhe Bjordi janė gjenerata e re qė di ēfarė do dhe kur gjejnė dyer tė mbyllura, nuk vijojnė tė trokasin akoma, por kėrkojnė dyer tė tjera, me optimizmin qė do tė gjejnė atė tė duhurėn. Dhe sipas informacioneve tona e kanė gjetur, duke u bėrė kėshtu pjesė e njė formati shumė tė rėndėsishėm televiziv ku do t’i shohim sė shpejti.

Por ndėrkohė ēifti bukurosh nuk ka ndenjur nė pasivitet por duket se kanė vėnė veten nė provė para se tė provojnė eksperiencėn e rėndėsishme pėr ta. Qė televizioni, spektakli ėshtė synimi i tyre, tashmė nuk ėshtė njė sekret pėr askėnd, por edhe aktivitetet e tjera janė njė kėnaqėsi pėr ta. Mė datėn 1 dhe 2 dhjetor ata kanė qenė nė rolin e prezantuesve nė njė skenė tė rėndėsishme siē ėshtė ai i Teatrit “Migjeni” nė Shkodėr.

Presidenti i agjencisė “Buna 1”, Arben Mazi kishte kohė qė mendonte tė pėrfshinte dy tė rinjtė qė kishin bėrė aq shumė fansa pėr vete, nė njė nga aktivitetet e organizuara nga agjencia e tij. Dhe mė nė fund kishte konkluduar nė idenė se Adela dhe Bjordi mund tė prezantonin shumė mirė koncertin recital tė kėngėtares sė muzikės popullore Artjola Toska. Ēifti qė sapo ishte kthyer nga Italia, ka udhėtuar nga aeroporti i Rinasit direkt e nė Shkodėr ku pėr pak orė fillonte nata e parė e koncertit tė Artjolės.

Duke u ndjerė paksa nė faj qė nuk kishin pasur kohė tė studionin skenarin, kanė vendosur tė improvizojnė gjithēka duke menduar se kėshtu prezantimi do tė ishte mė interesant dhe jo i mėrzitshėm. Dhe nė fakt kanė pasur tė drejtė. Bjordi i cili ėshtė njė tip mė lozonjar, ka luajtur rolin e ngacmuesit duke krijuar mjat situata me humor, kjo edhe pėr arsye tė shqipes sė tij, e cila edhe pse ėshtė pėrmirėsuar mbetet pėrsėri shumė e veēantė nga e folura e zakonshme shqipe.

Dhe duket se kjo mėnyrė prezantimi i ka pėlqyer shumė publikut tė cilėt duke qenė shkodranė, e vlerėsojnė shumė humorin dhe improvizimin. Nė njė moment tė spektaklit, Bjordi ka dalė vetėm nė skenė duke kėrkuar tė “kurdisė” njė prapaskenė pėr Adelėn. Ai i ka thėnė publikut se Adela ka vendosur tė kėndojė pasi i ėshtė mbushur mendja se ėshtė kėngėtare, por nė fakt nuk di fare.

Por qė tė mos ndjehet keq, ai i ėshtė lutur qė ta duartrokasin, por nuk ka kuptuar se nga mbrapa ka qenė Adela e cila ka dėgjuar gjithēka.

Por kulmi ka mbėrritur nė njė moment qė ishte totalisht i paparashikueshėm. Nė mesin e koncertit, natėn e dytė, ikėn dritat dhe pėr fat tė keq teatri nuk ishte i pajisur as me gjenerator. Nė kėto momente qė pėr gjithkėnd mund tė konsiderohej njė dėshtim, kur mbi tė gjitha nuk dihej se sa kohė mund tė zgjaste kjo gjendje, Bjordi vendosi tė improvizojė diēka tė veēantė. Pasi ka dalė me njė neon nė krah nė skenė, ai i ka propozuar spektatorėve qė tė kėndojnė disa kėngė bashkė me Adelėn.

Kjo e fundit si njė njohėse e mirė e shumė kėngėve shqiptare, ka zgjedhur pėr qejfin e shkodranėve kėngėt “Ka hyp cuca nė majė tė gurit” dhe “Dy dele 300 pare”. Duket se publiku u kėnaq pa masė nga ky bashkėpunim sallė-skenė dhe pėr fat dritat nuk zgjatėn mė shumė se 10 minuta.

Por surprizat nuk mbaruan me kaq. Mė pas kur mbaronte gjithēka, Adela dhe Bjordi gjenin tek dhomat e tyre tė zhveshjesh njė mori njerėzish tė cilėt kėrkonin tė bėnin fotografi me ēiftin si dhe autografe prej tyre. Madje njė grua e moshuar kėrkoi qė tė rrinte disa minuta mė Adelėn nė dhomė edhe pse ajo donte tė ndėrrohej. E moshuara i tha se nuk duhej t’i vinte turp, pasi ajo e kishte parė pėr tre muaj me radhė nė televizor duke u veshur dhe zhveshur ēdo ditė.

Kjo ka qenė njė eksperiencė e paharruar pėr ēiftin, pasi tė fillosh nga Shkodra dhe tė pėlqehesh aty, nuk ėshtė gjė e vogėl. Duket se pėr ēiftin eksperienca tė tilla do tė ketė edhe nė tė ardhmen pasi organizatorėt tani kanė provėn mė tė mirė se njė sallė mund tė mbushet plot jo vetėm me njė kėngėtar tė pėlqyer, por edhe me prezantues qė ngjisin nė popull. Dhe Adela me Bjordin janė tė tillė. Edhe njė kuriozitet tė fundit; kjo ka qenė hera e parė qė nė teatrin “Migjeni” biletat janė shitur me 1000 lekė, pasi gjithmonė janė shitur me 500 lekė. Madje, organizatorėt tregojnė se ata kishin arritur tė shisnin ēdo copė bilete shumė ditė para se koncerti tė fillonte
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.Beni-Forum.De
 
Adela e Bjordi, hera e parė si prezantues
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..! :: Arti & Kultura & Letersia :: ViP dhe Lajme Interesante-
Kėrce tek: