Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..!


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 TY..........

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ROMANTIKA
Administrator
Administrator
avatar

Female
Numri i postimeve : 685
Age : 34
Localisation : Aty ku je dhe ti
Loisirs : Diku ne zemer
Votė : 0
Pikėt : 718
Registration date : 19/11/2008

MesazhTitulli: TY..........   Sun Dec 06 2009, 00:15

Dashuria
ime… mė dhemb e gjithė kjo qė shkruaj. Kisha pasur dėshirė qė tė gjitha
kėto tė ti them nė sy, qė tė mund tė pėrqafoj butėsisht, e prapė aq
forte sa qė tė mos lėshoj kurrė mė. Mė dhemb dijenia se e di qė nesėr
do tė jesh shumė larg meje. Dhe ēdo ditė, larg e mė larg…
Faleminderit…
pėr tė gjitha ato qaste tė bukura, fjalė dhe puthjet e ėmbla.
Faleminderit pėr tė gjitha gjėra tė bukura qė mi dhurove. Ēfarė do tė
mė jetė jeta pa ty? E di… ditėt do tė mė jenė tė zymta dhe tė
mėrzitshme, e net tė rėnda dhe tė gjata. Rreth meje do tė jetė qetėsi e
rėndė dhe vrasėse e cila do tė mė shtrėngoj derisa nuk mė thėrmonė.
Ti,
dashuria ime ke zgjedhur rrugėn tėnde, e nė atė rrugė nuk qėndroj unė.
Patjetėr duhet tė pajtohem me te. Ndoshta jam vet fajtore pėr kėtė…
mirėpo, nuk mund tė tė pres mė. Ndoshta jam qyqare, ndoshta jam e ligė…
ndoshta edhe nuk meritoj tė tė dashuroj. Por dije, qė asnjėri nuk do tė
tė dashuroj kurrė si unė, ndoshta do tė pendohem tėrė jetėn time pėr
shkak tė shkrimit tė kėtyre fjalive, por nuk jam mėsuar tė jem e fundit
nė radhitjen e radhės…as qė do tė jem. Pa mėdyshje unė nuk jam atė qė
ti kėrkon… nuk ėshtė me rėndėsi. Unė nga e gjithė zemra tė dėshiroj
lumturinė e gjithė botės, tė dėshiroj qė sinqerisht tė gėzohesh dhe tė
jesh i buzėqeshur. Unė me tė vėrtetė tė dua dhe shumė mė ka mbetur deri
tek ti dhe lumturia jote. Dije qė pas dashurisė sonė tė marrė (tani
vetėm i imi) unė mė nuk do tė jem e njėjta. Nuk do tė jem mė ajo
vogėlushe naive e ėmbėl. Ndoshta do tė jem person i keq dhe i mllefosur
nė tėrė botėn, mirėpo, ty kurrė nuk do tė tė urrej, nga se ty vetėm di
tė tė dashuroj. Askush nė jetėn time nuk do ta zė vendin tėnd, as qė
mund tė krahasohet me ty. Ti mė je fati im mė i madh, e njėherrit edhe
dėnesa ime mė e madhe. Jam e sigurt se do tė gjen njė dashuri tė re,
pastaj edhe ndonjė… nuk jam as xheloze e as e zemėruar. Ndjej se si
vetveten e shtyj nė ambis, nga se tė lėshoj tė shkosh, por rrugėdalje
tjetėr s’kam.

falė pėr gabimet e bėra, mė falė nėse ndonjėherė tė kam ofenduar… dije
qė tė gjitha ato i kam bėrė nga dashuria. Mė falė qė tė dua!

dėshiroj tė jesh i dashuruar… mjerisht unė nuk jam ajo qė do tė tė
dashuroj, por ti vetė kėtė e ke dėshiruar. Mendoj se dashuria jonė ka
pasur aq vlerė sa qė tė them LAMTUMIRĖ pėrmes kėsaj letre, kur ti nuk
dėshiron tė bisedosh me mua si njeri. Por nuk mundem tė tė fajėsoj pėr
asgjė… nga se largohesh pėrgjithmonė nga jeta ime, dhe tė pėrsėrisė tė
dėshiroj tė gjitha tė mirat.

nga nesėr para teje ėshtė njė botė dhe njė jetė e re. Duke tė njohur
mirė, e di se tė gjitha kėto do ti pranosh me njė buzėqeshje dhe si njė
lojė, e di qė lehtė do tė vazhdosh mė tej. E unė do tė mbes kėtu nė
vend dhe tė kėrkoj nė fytyra tjera tė njerėzve dhe lehtas duke thirrur
emrin tėnd. Do tė endem rrugėve nė shpresė se njėra prej tyre do tė mė
sjell tek ti.... edhe nėse do ta dija se e gjithė ajo bredhje ėshtė e
kot. Dashuria ime... nėse ndonjėherė ndjehesh i vetmuar nė ato qytete
tė largėta dėgjoje erėn.... do ta dėgjosh zėrin tim.... e e di edhe vet
se ēka do tė tė thotė..... atė qė gjithmonė pandėrprerė tė flisja
derisa ishe i imi
Dhe
erdhi koha tė tė them lamtumirė. Edhe njėherė tė dėshiroj lumturinė e
gjithė kėsaj bote. Mė le bile pakėz vend nė mendimet e tua, mos mė
harro aq shpejtė ashtu si mė le. Nė zemėr ruaj e gjithė dashurinė e
kėsaj bote veē pėr ty.... por nuk jam ajo e cila do ta jep. Shumė do tė
vuaj dhe do qaj pėr ty, por ti mos u kthe.....ndjeke fatin tėnd. Nėse
ndonjėherė kthehesh.... do tė mė gjen tek qėndroj te vendi i vjetėr dhe
pres qė rastėsisht mos tė paraqitesh nga diku, e unė tė tė vjedh
shikimin tėnd si dikur kur ishim tė huaj.
Mos
u hidhėro qė emrin tėnd do ta thėrras nė ėndėrr, e nė ėndrrat e mija do
tė pėrqafoj dhe do tė puthi me mall. Kur nė kalendarin tėnd i sheh 08
... ose 14... numrat tona.... kujto se nė atė moment njė njeri lutet
pėr ty dhe fatin tėnd.
E
tash tė puthi pėr tė fundit herė...... nuk mund tė tė them mė asgjė,
lotėt fytyrėn po ma djegin..... do tė shpresoj, do tė shpresoj se
njėherė do tė tė takoj dikur diku.... nėse ndodhė.... eja dhe mu afro,
mos u hamend se unė ekzistoj vetėm pėr ty!
E Ty do tė dashuroj pėrjetėsisht.....

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
TY..........
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..! :: Arti & Kultura & Letersia :: Letra dashurie-
Kėrce tek: