Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..!


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Dite vjeshte...... dhimbja ime

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ROMANTIKA
Administrator
Administrator
avatar

Female
Numri i postimeve : 685
Age : 34
Localisation : Aty ku je dhe ti
Loisirs : Diku ne zemer
Votė : 0
Pikėt : 718
Registration date : 19/11/2008

MesazhTitulli: Dite vjeshte...... dhimbja ime   Sun Dec 06 2009, 00:13



Nje rruge e shkrete... Shume gjethe te vyshkura shtruar si nje qilim
vjeshtor plot trishtim nje ere e thate me perplaset fytyres shume
ftohtesi me sjell. Ne kete dite Tetori dicka ndodhi... Se ndiej
egersine e natyres pasi.. skutat e shpirtit tim jane ndezur si vullkane
te shumte, ku llava si nje lum i marre merr cdo ndjenje qe del perpara.
Eshte egersia, krenaria e thyer humbja dhe se fudni dashuria e lenduar.
Pse duhet te ndodhete, Pse?

Eshte pyetja qe me persekuton qe nga momenti qe morra ate telefonate e
cila shkundi pemen e dashurise sime te paster, ku c’do frute ra pa jete
ne token e copetuar nga korrupsioni imoral. Ai ze me kumbon akoma, me
ndjek me sy hapur, ne enderr, kudo.


Ai njeriu qe i dhurova zemren time shpirtin tim, kohen time, me theu ne
bese. Mbylli me force librin e dashurise sone pa pyetur, pa pandehur
dhe gervishi cdo kapitull te saj. Pse, pse , pse me kumbon si nje
refren i forte Rocku qe kalon cdo limit me nje shpejtesi sketerre.
Dritherimat e trupit akoma i ndiej, qenien time te shtypur ne nje imazh
bardhe e zi e shoh, kur ajo lajmeroi ne telefon, "I'm pissed at you!!
Dont talk to him anymore!!!. Ishte sikur melodia e jetes sime u shkeput
dhe cdo tingull ndaloi, qetesia therrese nxiste me shume rrahjet e
zemres qe po dilte nga kraharori si nje kal i terbuar, donte lirine,
hapesiren per te jetuar por ishte vone. C’do gje u erresua, degjova
zerin tim qe morri komande dhe mesazhin qe perpunoi, "Ypu deal with him
as for me i am done with him long time ago!" Dhe mbyllja e receptorit
me pas si nje akt i pakontrollueshem. Spyeta kush ishte, perse ma bente
mua kete gjest por ishte nje femer e irrituar , e ere ne moshe, ndoshta
adoleshente qe donte te pronezonte dike qe une e jetoja dhe me perkiste
mua per nje kohe te gjate. Euforia u shnderruar ne dhimbje, lot pa fund
qe merrnin me rrjedhen e tyre gishterinjt e mi te ftohte nga era e
cmendur kembet me conin ne drejtim te paditur, e rrisnin ritmin e tyre
si ne nje gare ku trofeu do te ishte shkaterrimi.


Por une e kisha marr goditjen tashme ajo c’ngelej ishte perfundimi im.
Sdija cte beja, imazhet e momenteve te kaluara bashke, me shkonin si
nje film pa muzike, pa ndjenje, lotet u zevendesuan nga nje ngurtesim,
perqendrimi ne nje vend te caktuar dhe e vecuar nga cdo gje e gjalle
rreth meje. Menodja se telefoni do binte, do degjoja zerin e tij por
intuita me kishte genjyer kesaj here, prisja buze krevatit si nje femij
qe pret gjoksin e nenes te ushqehet por asgje... Qetesia varr me
tmerronte, me ritkhente ngjarjen e asaj dite. Mendja me punonte si nje
formular shkencor duke kerkuar pergjigje, Pse ma beri keshtu? C’te
kisha bere valle? Pyetje te pafundme qe me fusnin ne nje vorbull te
pafund konfuzioni,une isha vetem, e dermuar, e lenduar por mbi te
gjitha e thyer ne krenari. Mu thye ajo gje qe askush sarrinte ta
prekte, ma burgosi, gozhdoi si nje krisht, e vari e dogji si nje Zhan
Dark.


E doja? Jo, nese e doja s’do ta lija te lire. E adhuroja? Jo te gjithe
qenien e tij mbase natyren e qeshur. Kisha nevoje per te? Po, ai erdhi
atehere kur une ndieja boshllek, desha nje fare ngrohtesie. Por c’te
jete valle qe me lidh me kete qenie kaq mizore, Ah po, raporti qe
ndertuam qeshjet , lotet.


Serish jam vetem, e plagosur, carrmatosur nga cdo imunitet social,
shpirteror , shendetsor. me neveritet fjala "buke", me neveritet akti
"te qesh", e urrej te ndjerit "gjume", kam dal nga cdo faze njerezore
dhe kam krijuar nje "guacke mbrojtese" qe eshte larg njerezve, jetes,
eshte brenda dhe vetem brenda dhimbjes sime.

Kane kaluar 4 dite, zeri i tij akoma ska trokitur ne veshet e mi, tani
cdo shprese po tretet, ai sdo marr kushedi nga eshte duke ecur, qeshur,
folur, me ke? Ajo qe vret me shume eshte serish. Pse ma shperbleu
keshtu, pse theu ate gje te shtrenjte te jetes sime. I dhurova shume
keshilla, ngrohtesi, vend ku te qante hallet dhe vjen nje dite si per
ironi te fatit e ben zemren gure, me hedh tutje si nje leter pa vlere.
Me kujtohet nata e fundit me te, thote te dua te dua pa rreshtur duke
kafshuar puthjen time ne marrezine e pijes dhe e besoj me shume se cdo
here tjeter por ploti i kesaj historie mbyllet, sperfundon si nje film
Holliwoodian, happily ever after, por nje telefonate e shnderron nje
lidhje kaq te bukur me shpejtesine e drites ne nje te shkuar. Ajo e
shkuar akoma me ndjek pas si nje fantazme qe sgjen qetesi, duke me
torturar ne lengimin tim dhe smund ta ngushelloj, nje perqafim ti afroj
, se ajo jam une.


Jeta vazhdon dhe oret kalojne, dhe e di se rete do shkojne nje dite dhe
dielli do ndricoj serish, por tek tuk ndonje pike shiu ne ajer do lag
faqen time e do me sjell dhimbjen e nje dite vjeshte. Diten kur mu thye
krenaria e bashke me te besimi tek njeriu...

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dite vjeshte...... dhimbja ime
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..! :: Arti & Kultura & Letersia :: Letra dashurie-
Kėrce tek: