Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..!


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ku ndryshojnė epshi, dashuria dhe seksi nga njeri-tjetri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Lukas

avatar

Male
Numri i postimeve : 919
Age : 32
Localisation : Peja
Votė : 4
Pikėt : 834
Registration date : 18/11/2008

MesazhTitulli: Ku ndryshojnė epshi, dashuria dhe seksi nga njeri-tjetri   Fri Dec 04 2009, 02:28



Kėnaqėsia seksuale, kjo veēori e jona pėr seksin, na ka bėrė tė sillemi mė nazelinj nė marrėdhėniet seksuale. Nė vend qė t’ia kėrcejmė njė femre, thjesht sepse ajo ėshtė nė ashk (oestrus), siē bėjnė tė gjitha kafshėt, ne zgjedhim shumė kur vjen puna pėr partnerin e shtratit.

Vetėm kur kemi pirė alkool e drogė dhe mendja e ka humbur kontrollin, ne bėhemi mė pak zgjedhės. Epshi, dashuria dhe seksi. Le ta themi troē: njerėzve u pėlqen seksi. Nė mos tė vetmit, ne jemi nga tė paktėt anėtarė tė mbretėrisė shtazore, qė e bėjmė seksin mė shumė pėr kėnaqėsi, se sa pėr riprodhim.

Pėr ne ėshtė e qartė, pėrpara se tė bėhemi intimė me seksin tjetėr, partneri duhet tė jetė tėrheqės fizikisht dhe emocionalisht.

Kėto i dinė tė gjithė. Por, qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė tė tregojė, shkurtimisht, pėr tė gjithė ata elementė tė fuqishėm qė ndikojnė nė tėrheqjen seksuale tė njerėzve. Pėr ata elementė, qė nuk duan t’ia dinė as pėr vetėkontrollin e personave mė tė arsyeshėm.

Kujtoni gjithė ato hormone, tė cilat i kam pėrmendur shpesh. Janė ato qė e bėjnė tė papėrmbajtur dėshirėn tonė seksuale. Ato janė pėrgjegjėse pėr ndjenjat epshore qė na zgjohen kur kryqėzohemi rrugėve me vajzat gjysmė lakuriqe, kur shkojmė pub-eve dhe kafeneve, madje, edhe atėherė, kur “bosja seksi” vjen tė kontrollojė punėn qė kemi bėrė.

Por edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk turremi mbi to. Pse? Sepse ėshtė truri ynė qė na dallon prej kafshėve, nė mos tė gjithėve, shumicėn prej nesh. Rregullat e shoqėrisė, mjedisi nė tė cilin jemi rritur, frika qė kemi prej sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme, si dhe shumė sfida tė tjera jetėsore na kanė aftėsuar qė ta mposhtim, atėherė kur duhet, kėrkesėn natyrale pėr marrėdhėnie seksuale. Madje, edhe kur ajo ėshtė shumė urgjente.

Tamam, nė kėtė pikė, ne dallojmė nga kafshėt e tjera. Janė ritualet njerėzore tė takimeve dhe bashkimeve, ato qė u japin marrėdhėnieve tona seksuale atė qė do ta quaja, aspektin e tyre human.

Ēfarė ėshtė epshi
Epshi ėshtė dėshirė kimike, hormonale dhe emocionale pėr tė bėrė seks. Nė zemėr tė tė gjithė kėtij procesi kompleks ėshtė hormoni testosteron. Testosteroni ėshtė hormoni kryesor mashkullor. Ai nxit dėshirėn pėr seks (libidon) tek burri dhe e shėtit atė drejt orgazmės.

Profesoresha Tereza Krenshau, thotė: “Testosteroni ėshtė Marlon Brando – seksual, sensual, tėrheqės, ezmer dhe i rrezikshėm”. Ėshtė testosteroni qė na nxit ta ndjekim, ta fillojmė dhe ta dominojmė seksin. Burrat, kanė 20 deri 40 herė mė shumė testosteron nga sa kanė gratė. Pikėrisht, kjo ėshtė arsyeja qė instinkti seksual i burrave ndryshon nga instinkti seksual i grave.

Si bėhet njė djalė ose njė burrė epshor? Fillimisht, duhet njė fantazi seksuale qė tė zgjojė dėshirėn pėr seks dhe tė nxitė hormonet tė shpėrthejnė. Djali dėshiron tė arrijė njė orgazėm dhe kėrkon tė gjejė njė partnere, qė tė bashkėpunojė me tė pėr tė arritur orgazmėn. Kjo do tė thotė se ai, nė fund tė fundit, kujdeset vetėm pėr veten. Epshi ėshtė egoist.

Ēfarė ėshtė dashuria
Dashuria, ashtu si edhe epshi, drejtohet nga hormonet. Pėrzierja e serotoninės, testosteronit, dopaminės, endorfinave dhe e lėndėve tė tjerave kimike qė qarkullojnė nė trup e nė tru nė njė kohė tė dhėnė, pėrcaktojnė pėrgjigjet fizike dhe emocionale tė personit. Disa hormone nxisin, tė tjerat frenojnė. Ato prekin ndijimet, mendimet dhe sjelljet tona. Hormonet, secili me kontributin e tij, vijnė nė shtrat bashkė me ne. Ēdo kimikat qė rishfaqet, shton diēka tė re nė marrėdhėnie. Mėnyra se si veprojnė hormonet nė dashuri, pavarėsisht punimeve tė Helen Fisherit e tė tjerėve, ėshtė akoma njė mister.

Pse ndodh qė njė person special na bėn vetėm njė gjest dhe ne shkrihemi nė njė shpėrthim pėrvėlues emocionesh dhe eksitimi tė pėrgjithshėm? Pse logjika dhe arsyeja davariten si mjegulla dhe nuk mendojmė dot asgjė tjetėr? Siē shihet, dashuria na bėhet si atmosfera. Ne e thithim atė kudo ku jemi. Pėrpiqemi ta shpjegojmė kėtė gjendje duke kėrkuar fakte, por mė kot. Me sa duket, mendja jonė pėrpiqet t’i japė kuptim asaj qė nuk kuptohet. Niveli i lartė i testosteronit tek burrat, bėn qė epshi tė jetė forca e tyre drejtuese.

Ndėrsa tek gratė, tė cilat kanė sasi shumė mė tė vogla testosteroni, ndodh ndryshe. Ato priren tė kėrkojnė tė parėn dashurinė jo epshin. Profesoresha Patti Britton, thotė: “Gratė janė rritur tė mendojnė pėr dashurinė dhe seksin, pa e ndarė njėrėn nga tjetra. Burrat janė inkurajuar tė ndjekin instinktet e tyre. Natyra, siē e shihni, luan mirė me forcat e saj!”.

Marrėdhėniet burrė-grua
Nė marrėdhėniet burrė-grua, pėrgjithėsisht, ekziston njė dikotomi e qartė. Burrat identifikohen me epshin, thjesht, me dėshirėn e tyre seksuale. Kjo dėshirė nuk ka tė bėjė me identitetin e personit. Shtysa e tyre ėshtė: “Unė dua tė bėj seks tani”. Gratė, krejt ndryshe, identifikohen me dashurinė. Ato pėrgjithėsisht kanė ndjenja tė forta pėr lidhje mė tė thella me njė person tjetėr. Shumica e burrave thonė: “Ėshtė seksi i mirė qė na shpie drejt marrėdhėnieve tė mira tė dashurisė”. Ndėrsa shumica e grave thonė: “Janė marrėdhėniet e mira dhe dashuria qė na ēon tek seksi i mirė”.

Seksologėt, kėtė tė vėrtetė e pėrmbledhin nė kėtė mėnyrė: “Gratė, fillimisht dashurojnė pastaj shkojnė tek seksi, ndėrsa, burrat, seksi i ēon tek dashuria”. Njė medalje me dy anė tė ndryshme, qė mbahen tė lidhura nga pėrpjekjet e pėrbashkėta e tė mundimshme, tė burrave dhe tė grave. Burrat, shpesh, ndjehen fajtorė pėr preokupimin e madh qė kanė pėr seksin, ndėrkohė qė gratė e rėndojnė edhe mė shumė kėtė faj tė burrave. Ato thonė: “Burri ėshtė shok i qenit”, “Burrat vetėm njė gjė kanė nė mendjen e tyre”. Kėtu ato nuk kanė tė drejtė. Burrat, nė tė vėrtetė, kanė dy gjėra nė mendjen e tyre, njėra prej tyre ėshtė futbolli!”.
Por, le t’i lėmė shakatė. Po qe se burrat mendojnė pėr seksin gjatė gjithė kohės, kjo ėshtė krejt normale. Sipas njė raporti tė institutit Kinsey mbi seksualitetin, burrat midis moshės 15 dhe 50 vjeē, mendojnė pėr seksin ēdo 5 ose 10 minuta. Lidhur me kėtė, seksologu Kasteleman thotė: “Kjo mund tė mos jetė e admirueshme, por ėshtė normale dhe jo patologjike”. Duke fituar mė shumė eksperiencė jetėsore, ne mėsojmė t’i kontrollojmė, ose t’i civilizojmė ndjenjat tona tė epshit. Ne nuk mund tė rendim pas gjithkujt qė na tėrheq. Zgjedhjet seksuale ne i bėjmė me zemėr dhe me mendje, edhe atėherė kur vetia na bėrtet me zė tė lartė.

Pėr shkencėtarėt, ėshtė akoma mister, arsyeja pse ne tėrhiqemi nga objektet e epshit dhe nga njerėz qė nuk i njohim. Sociologia Alman, e pėrfytyron nė kėtė mėnyrė kėtė situatė: “Ėshtė njė panteon plot me zota dhe perėndesha, ku secili luan me njė tjetėr dhe observon ēfarė ndodh”. Pavarėsisht ēfarė thonė shkencėtarėt, e vėrteta ėshtė se kur godet epshi, ai godet aq fort dhe nė mėnyrė aq tė papėrshtatshme, sa qė gjithmonė mbetet njė gjė e ēuditshme.

Pse dashuria ėshtė e vėshtirė…
John Gray, njė specialist i marrėdhėnieve, nė librin e tij tė mrekullueshėm, qė ėshtė i pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe, “Burrat janė nga Marsi, gratė janė nga Afėrdita”, diku thotė afėrsisht kėto fjalė: “Kur nėna thoshte se rruga pėr tė hyrė nė zėmrėn e njė burri ėshtė nėpėrmjet stomakut tė tij, ajo bėnte njė gabim. Rruga e vėrtetė ishte rreth 8-9 centimetra mė poshtė se stomaku”. Ėshtė e vėrtetė se nga mėnyra si mendojnė, veprojnė, interpretojnė dhe komunikojnė burrat dhe gratė, ata janė nga planetė tė ndryshėm. Por, kur bėhet fjalė pėr ndryshimet epshore midis burrave dhe grave, si nė ēdo mbretėri tjetėr, ndryshimet janė tė vogla.
Pėr njė burrė, kėnaqėsia seksuale ėshtė si ēlirim prej njė tensioni, ndėrsa pėr njė grua, ėshtė ndėrtim gradual i tensionit dhe i dėshirės. Njė burrė nuk ka nevojė pėr shumė ndihmė qė tė eksitohet; ai kėrkon ndihmė tė ēlirohet. Njė grua kėrkon ndihmė qė tė ndėrtojė eksitimin e saj. Nė njė farė kuptimi, burri pėrpiqet tė zbrazet, ndėrsa gruaja, kėrkon tė mbushet. Ja pse Gray thotė: “Burrat janė si pishtari; gratė janė si soba”.

Eksitimi seksual i lidh burrat dhe i bėn tė hapur pėr dashurinė. Duke marrė dashurinė, burri e ndihmon gruan qė tė ndjejė edhe ajo pasionin seksual. Gratė, gabimisht, mendojnė se burrat duan vetėm seks. Nė tė vėrtetė, burrat e duan dashurinė, po aq sa e duan edhe gratė. “Zemra e njė burri hapet nėpėrmjet seksit. Kjo i lejon atij t’i provojė tė dyja ndjenjat: dashurinė dhe urinė pėr dashuri. Gruaja ka nevojė pėr dashurinė qė tė hapet pėr seks, ndėrsa burri, kėrkon eksitimin seksual qė tė hapet pėr dashurinė.

Synimi i burrave edhe grave ėshtė tė gjejnė njė partner qė do tė mbėshtesė nevojat e tyre emocionale, mendore dhe shpirtėrore. Po tė jetė se burri kėrkon vetėm seksin, ai do ta humbasė interesin sapo pasioni imediat do tė kėnaqet dhe marrėdhėnia nuk do tė vazhdojnė mė, ose nuk do tė forcohet mė tej. Por e vėrteta jetėsore nuk ėshtė kėshtu. Tėrheqja fizike midis njė burri dhe njė gruaje mund tė mbahet pėr gjithė jetėn, sepse ajo buron nga kimizmi i trurit, i zemrės dhe i shpirtit.

Ndryshimi kryesor midis epshit dhe dashurisė :
Epshi kėrkon atė qė nuk e ke, dashuria kėrkon atė qė e ke. Ky ėshtė ndryshimi kryesor midis epshit dhe dashurisė. Gjithkush mund tė jetė i nxehtė qė tė bėjė pėr vete trupin e njė tjetri pėr pak kohė.

Sfida e vėrtetė ėshtė tė vazhdosh tė duash nė mėnyrė pasiononte njė grua edhe pasi ta kesh njohur atė. Kjo do tė thotė ta transformosh dėshirėn fizike nė dashuri. Sfida e pėrbashkėt pėr burrat dhe gratė ėshtė, qė ta lidhim energjinė seksuale me zemrėn dhe mendjen e tyre. Kjo do t’i bėjė ata qenie tė plota humane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.Beni-Forum.De
 
Ku ndryshojnė epshi, dashuria dhe seksi nga njeri-tjetri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mirė Se Vini Nė Peje-Lule-Dugagjini..! :: Forume te tjera :: Zonė e Kuqe 18 +-
Kėrce tek: