Age : 39 Anėtarėsuar : 10 Mar 2007 Mesazhe : 296 Localisation : peje Loisirs : peje
Titulli: Sporti pejan Fri Apr 18 2008, 19:44
Sporti pėrgjithėsisht e futbolli veqanarisht nė Pejė dhe rethinė ka njė tė kaluar tė begat. Sikurse nė tėrė Kosovėn edhe nė Pejė futbolli ėshtė sporti mė i vjetėr dhe sigurisht edhe mė i popullarizuar. Futbolli nė komunėn e Pejės daton qė nga fillimi i viteve tė 20-ta tė shekullit XX, ndėrkaq qė klubi i parė nė Pejė ėshtė formuar nė qė nė vitin 1923.
KF "Besa" ėshtė trashigimtare e klubeve tė qytetit tė cilat gjatė zhvillimit tė kėtij sporti nė Pejė kanė pasur baticat e zbaticat e tyre duke u ndikuar nga rrjedhat shoqėrore e politike, e ndarė nė katėr faza tė zhvillimit historiku i shkurt i futbollit tė Pejės ka qenė kėsisoji:
# Faza e parė (1923-1945)
# Faza e dytė (1945-1991)
# Faza e trėtė (1991-1998)
# Faza e katėrt (1999 e kėtej)
Faza e parė (1923-1945)
Gjatė fazės sė parė tė zhvillimit tė futbollit nė Pejė, fazė kjo nga viti 1923 e deri nė pėrfundimin e luftės sė dytė botėrore 1945 nuk ka pasur gara tė futbollit, pėrkatėsisht kampionate por garat janė zhvilluar nė formė tė ndonjė turneu, tė ndonjė ndeshjeje miqėsore apo nė forma tė ngjajshme. Gjatė kėsaj kohe janė krijuar dhe kanė ndryshuar shumė herė emrin klube tė ndryshėme.
Nė fazėn e parė tė zhvilimit tė futbollit nė Pejė kanė ekzistuar kėto klube:
Nė vitin 1923 klubi i parė ka pasur emrin "Behari i ri".
Nė vitin 1924 formohet klubi tjetėr me emrin Gajret qė pushteti i atėhershėm pėr shkak tė pėrbėrjes nacionale ja ndalon veprimtarin.
Klube tjera nė kėtė periudh kohore kanė qenė edhe Zeleni Venac (1925), Tarabosh (1927), Dukagjini (1928), Radniēki (1930), Buduēnost (1935), dhe klubi Ardhmėria qė ka funksionuar nė vitet 1941-1945.
wysiwyg image
Faza e dytė (1945-1991)
Pas luftės sė dytė botėrore janė krijuar rethana mė tė favorėshme pėr tė zhvilluar futbollin ngase nė kėtė periudh janė zhvilluar gara tė rregullta pėrmes kampionateve dhe garave duke mundėsuar kėshtu avancimin mė tė madhė tė kėtij sporti.
Klubi kryesor i qytetit gjatė periudhės sė dytė ka qenė klubi qė i ndikuar nga pushtetarėt e atėhershėm ėshtė quajtur Buduēnost.
Po nė kėtė fazė kanė funksionuar edhe shumė klube tė tjera si: Pėrparimi(1949-51) qė edhe kėtij klubi pushteti i atėhershėm ja ndalon veprimtarinė pėr shkaqe politike, pastaj Kombinati i Drurit, klubi Kristali (1973-1990) klub i Kombinatit Bujqėsor Industrial, pastaj Besa (1974) klub i Fabrikės sė Autopjesėve , Tregtia, Industria - klub i Kombinatit tė Lėkur-Kėpucėve dhe Kosovatransi klub i ndėrrmarjes transportuese tė udhėtarėve me tė njejtin emėr.
Futbolli pejan nė kėtė periudh tė zhvillimit ka pasur rezultate evidente. Klubet pejane tė futbollit nė ligat e atėhershme tė Kosovės por edhe tė ish-Jugosllavisė kanė qenė ndėr ekipet mė tė rėndėsishėme kudo qė janė paraqitur.
Shumicėn e kohės gjatė kėsaj periudhe tė zhvillimit tė futbollit nė Pejė ndėr klubet mė tė rėndėsishėme tė Kosovės ka qenė "Buduqnosti" i cili me pėrjashtim tė viteve qė ka luajtur nė Ligat e atėhershme Federative tė ish-Jugosllavisė ka qenė pretenduesi kryesor pėr titullin e kampionatit.
Edhe dy klubet e mėvonėshme tė qytetit tonė Kristali dhe Besa kanė qenė klube qė kanė luajtur pėr shumė vite me sukses tė madhė nė Ligėn e Parė tė Kosovės. Edhe klubet e tjera tė kėsaj kohe nė nivelet ku ata kanė zhvilluar gara kanė pasur rezultate qė do ti dėshironin shumė klube tjera anėmban Kosovės.
Faza e trėtė (1991-1998)
Nė vitin 1991 pas dėbimit tė shqiptarėve nga stadiumet dhe objektet tjera sportive nga pushtetarėt e atėhershme u krijuan rethana krejtėsisht tjera tė funksionimit tė futbollin kudo nė Kosovė e sigurisht edhe nė Pejė.
Punėtorėt sportiv tė asaj kohe, ndėrmorrėn iniciativen pėr mėvetsimin e sportit shqiptar nė Kosovė. Qėllimi kryesor i kėsaj iniciative ishte qė sportistėt shqiptar tė Kosovės mos tė bėjnė gara nėn pushtetin e atėhershėm tė ish Jugoslavisė por qė edhe ata tė kontribojnė nė rezistencėn e pėrgjithshme qė i bėhej okupimit tė Kosovės.
Tė nisur nga kjo gjendje e krijuar, Shqiptarėt e tri klubeve ekzistuese tė atėhershėme tė qytetit tė Pejės KF "Buduqnosti" KF "Besa"dhe KF "Kristali" mbajten Kuvendin e pėrbashkėt ku vendosen qė tė bashkohen nė njė klub tė vetėm tė qytetit me emrin KF "Besa" dhe qė me gjithė vėshterėsit qė ishin nė atė kohė ti vazhdojnė garat nėn organizimin e Lidhjes sė Pavarur tė Futbollit tė Kosovės (FFK-ja e tanishėme) qė u krijua nė korrikun e vitit 1991.
Gjatė kėsaj periudhe qė ishte periudh jashtėzakonisht e vėshtir pėr tė zhvilluar gara ngase futbollistėt dhe udhėheqėsit e klubeve persekutoheshin nė mėnyrėn mė tė vrazhdė nga organet e sigurimit tė okupuesit futbolli nė Pejė dhe pėrgjithėsisht nė Kosovė arriti tė mbijetoj. Garat nė kėtė kohė zhvilloheshin nėpėr fusha tė improvizuara tė fshatrave, jasht stadiumeve tė tyre, pra nėpėr livadhe ndėrsa qė lojtarėt nuk kishin as kushtet me elementare pėr zhvillimin e garave.
[Nga e majta: Arber Grabovci, Shahin Haxhiislami (trajner), Fisnik Lyta, Osmon Shala, Valdet Shoshi, Ekrem Vejsa (portier). Ulur posht nga e majta: Jeton Shehu, Burim Domniku, Jeton Osmani, Jeton Qubreli dhe Jeton Sadrija] Deri nė vitin 1996 garat nė Kampionatin e Kosovės u zhvilluan nė katėr grupe, fituesit e tė cilėve mė pastaj merrnin pjesė nė "plej-off" pėr titullin e kampionit tė Kosovės. Garat nė sistemin e ligės unike iu rikthyen nė vitin 1996.
Falė kontributit tė madhė tė donatorėve, punėtorėve sportive, trajnerėve dhe futbollistėve KF "Besa" edhe gjatė kėsaj kohe megjithėse nuk arriti asnjher tė fitoj titullin e kampionit prapseprap arriti rezultate kulminante ngase ishte ndėr klubet mė tė rėndėsishėme tė Kosovės, ndėrkaq nė kampionatin e ndėrprer pėr shkak tė fillimit tė luftės nė vitin 1997/1998 "Besa" ishte lider i tabeles sė klasifikimit. Faza e katėrt (1999 e kėtej)
Nė kėtė fazė tė zhvillimit krijohen rethana tė reja pėr zhvillimin e futbollit ngase futbollistėt dhe atat qė janė rethė futbollit kthehen defenitivisht nė stadiumet dhe objektet e tyre sportive. KF "Besa" pas konsilidimit tė radhėve tė veta dalėngadal arriti tė zėjė vendin qė e meriton nė futbollin e Kosovės duke u radhitur ndėr klubet mė tė rėndėsishme tė futbollit Kosovar me tendencė tė avancimit edhe mė tė madhė. Gjatė kėsaj periudhe klubin e kanė ndihėmuar shumė donator qė kanė mundėsuar funksionimin normal tė klubit. Padyshim qė kontributin mė tė madhė pėr futbollin pejan pas luftės ėshtė duke e dhėnė Fabrika e Birrės e cila falė udhėheqėsve tė vetė menjher pas luftės ka formuar klubin futbollistik tė Fabrikės sė Birrės me emrin "Shqiponja" klub ky qė me sukses zhvillon gara nė ligėn e Parė tė Kosovės, ndėrkaq qė nga korriku i vitit 2003 ėshtė duke financuar edhe klubin kryesor tė qytetit KF "Besa". Pėrmbledhje
Gjatė historisė mė shumė se 80 vjeqare futbolli pejan arriti rezultate tė rėndėsishėme duke fituar 4 herė titullin e kampionit tė Kosovės nė vitet 1961-62, 1965-66, 1977-78, 1988-89.
Nė vitin 1997/1998 "Besa" ishte lider i kampionatit tė ndėrprer tė Kosovės, ndėrkaq qė 4 herė mori pjesė edhe nė garat e atėhershme tė ligave federative tė ish Jugosllavisė. _________________ Nese dikush te sheh me lot ne sy duaje sepse ka frike se mos te humbet.......
Edituar pėr herė tė fundit nga Admin nė Fri Apr 18 2008, 19:50, edituar 1 herė gjithsej
Admin Admin
Age : 39 Anėtarėsuar : 10 Mar 2007 Mesazhe : 296 Localisation : peje Loisirs : peje
Titulli: Re: Sporti pejan Fri Apr 18 2008, 19:45
Peja i ka dhėnė futbollit Kosovar shumė lojtar legjendar si: