 | KINEMOTOGRAFIA DHE ARTI SHQIPTAR MIRE SE VINI NE FORUMIN TONE |
| | Tė lutem babi, thuaj mamit tė kthehet! | |
| | | Autori | Mesazh |
|---|
beni69 Admin

 Anėtarėsuar : 16 Mar 2007 Mesazhe : 1068
| Titulli: Tė lutem babi, thuaj mamit tė kthehet! Thu May 15 2008, 23:25 | |
| | Tė lutem babi, thuaj mamit tė kthehet! Shumė vjet kanė kaluar qė nga takimi ynė i fundit. Nga ndarja jonė. Shumė gjėra kanė ndryshuar nė kėto vjet. Unė s'jam mė ai qė mban mend ti. Djali ynė pas ca javėsh mbush gjashtė vjeē. I bukur dhe i zgjuar. Ai s'tė njeh ty, ndonėse tė ngjan shumė. Pyet vazhdimisht pėr ty, si ishe ti, a ishe e bukur dhe e mirė
Dhe unė, duke thithur cigaren, i tregoj historinė e njė vajzė tė bukur qė u bė njė grua tėrheqėse, te njė gruaje tėrheqėse qė u bė nėnė, tė njė nėne qė mendjelehtėsisht u bė pėrsėri vajzė
Kėtu ai gjithmonė ma ndėrpret rrėfimin tim e mė pyet : " Pse, babi, a bėhet nėna pėrsėri vajzė?" dhe mė ngul vėshtrimin e syve tė tij tė kthjellėt. Nuk i pėrgjigjem pa patur frikė se mos e gėnjej. Vrapon gjoja sikur do tė largohet nga unė. Bėn ca hapa, ndalon, kthehet nga unė dhe mė vėshtron nė sy. Edhe ti kėshtu ikje dikur, tė kujtohet? Kur tė ngacmoja me ndonjė fjalė, si tė doja tė tė shihja sytė e bukur nė ēaste zemėrimi
Ai kthehet siē ktheheshe ti dikur, mė hidhet nė qafė e me sytė e pėrlotur mė pyet nėse e kam xhan. E shtėrngojė fort nė krahėt e mi, rrotullohem disa herė me tė nė duar nė mes tė rrugės dhe e puth nė flokėt e butė dukė i pėshpėritur qė e dua shumė, shumė, shumė. Ai kėnaqet dhe duke mė dhėnė pėrsėri dockėn vazhdon rrugėn krah meje duke u pėrpjekur t'i bėjė hapat sa tė mijtė
Ti nuk e di se c'do tė thotė tė kesh nė krah vazhdimisht nė shėtitjet e mbrėmjes njė fėmijė kurioz, jo pėr jashtėtokėsorėt, por pėr
nėnėn e tij tė panjohur. Por ndoshta ti e di fort mirė c'do tė thotė tė mos e kesh pranė atė fėmijė tė panjohur, se kur u largove ti nga ai, ai ishte veēse disa muajsh, i pamundur pėr tė tė pyetur edhe ty : "Mami, a mė ke shumė xhan?"
A e kupton ti katile se c'do tė thotė "fėmijė i menduar"? Ti je sekreti i tij, e fshehta e tij brenguese qė ai ia tregon veē heshtjes dhe pikėpyetjeve qė mbushin parakohe trurin e tij tė brishtė
Kurrė nuk tė shajė nė sytė e fėmijės sonė, ndonėse mund tė kisha dhjetra arėsye pėr ta bėrė kėtė gjė, arėsye qė s'kanė tė bėjnė me mua, por me frutin tonė tė mrekullueshme
Cfarė do qė tė bėsh, sido qė tė sillesh, edhe sikur tė martohesh dhe tė divorcohesh dhjetė herė ti pėrsėri do jesh nėna e tij. Nėna me tė cilėn ai dėshiron tė krenohet si tė gjithė fėmijėt e botės. Ti nuk e njeh botėn e njė fėmijė, tė njė fėmijė pa nėnė, tė njė fėmijė qė e di qė diku larg ka njė nėnė. Ti s'e kupton se sa e rėndėsishme ėshtė kjo gjė pėr fėmijėt. E pėrfytyron dot? Njė fėmijė sheh se si vogėlushėt e tjerė puthen dhe pėrkėdhelen nga nėnat e tyre qė plot dashuri dhe kurreshtje dėgjojnė se si e kanė kaluar paraditen vogėlushėt e tyre, ndėrkohė qė mami i tij s'po vjen akoma... Ti dhe unė jemi pjesė e lotit tė tij, e lodrave tė tij, e gjumit dhe ėndėrrave tė tij. Unė me praninė time dhe ti me mungesėn tėnde. Ai tė do nė mungesė, tė shan nė mungesė, tė kėrkon nė mungesė, tė harron nė mungesė
Ti do ta kuptosh kėtė gjė kur njė ditė pėrballė tij do tė ndjesh lotėt e nxehtė tė rrokullisen faqeve tė tua, por do jete shume vone. Njė herė bėra njė shaka idiote me fėmijėn tonė. Ndėrsa po ecnim rrugės, papritmas ndalova dhe i tregova me gisht njė grua qė tė ngjante ty dhe i thashė atij : "E sheh atė gruan atje? Ajo ėshtė mami jot
"Ai vrapoi drejt saj dhe iu hodh pas trupit duke e pėrfshirė me krahėt e tij tė vegjėl dhe duke fshehur fytyrėn pas barkut tė saj dhe e pyeti: "Vėrtetė je mami im ti?" Gruaja e panjohur i pėrkėdheli flokėt dhe e pyeti "Pse nuk e njeh mamin tėnd ti xhan i vogėl?"
U kthye te unė i pėrlotur dhe mu lut :"Tė lutem , babi, thuaji mamit tė kthehet! Tė premtoj qė do tė qėndroj shumė urtė dhe do sillem mirė!" U pėrpoqa ta bind qė kthimi yt nuk ėshtė mė nė dorėn time. As nė tėnden. U pėrpoqa t'i shpjegoj qė rikthimet e vėrteta nuk ekzistojnė. Se kur rikthehesh pak gjėra kanė mbetur ashtu siē ishin nė castin e largimit. Se nė rikthim mund tė gjesh gjėra tė reja qė ndoshta nuk tė pėlqejnė. Se rikthimet ngrihen nė bazė tė pendimit dhe nėse nesėr do tė tė lindte pėrsėri nevoja pėr njė ikje tjetėr a do kishte vallė vlerė pendimi
Ai sigurisht nuk i kupton tė gjitha kėto, por sidoqoftė,kupton pjesėn mė tė dhimbshme tė ligjėratės sime. Qė ti nuk mund tė rikthehesh kurrė
A nuk ėshtė vėrtetė e dhimbshme pėr njė fėmijė qė pėr herė tė parė nė jetėn e tij ai tė njihet me konceptin "kurrė" qė ka tė bėjė me rikthimin e nėnės sė tij? Pas ndarjes sonė jeta ime vazhdoi rrjedhėn e saj tė zakonshme, me ditė me diell, me ditė me shi. Nuk e di se c'dyer hap ti tani. Njė gjė e di mirė. Pas tyre nuk do tė shfaqet kurrė fytyra ime, por hija e saj, siē tė shfaqet nė gjumin e trazuar pranė atyre qė labirinthet e jetės t'i vunė pėrpara pėr tė ta bėrė mė tė lehtė ikjen drejt njė botė tjetėr, ku lumturia tė shfaqet pas derės sė parė, pas tė trokiturės sė parė, aq lehtė, me krahė fluturash qė s'dinė se cfarė kėrkojnė
Mos u frikėso nga hija ime. Nuk ėshtė flaka e qiririt. Ėshtė hija e saj qė nuk tė djeg, por qė si njė ėngjėll mbrojtės do tė qėndrojė pas tė gjitha dyerve qė ti tė mos humbėsh mė udhėn, ashtu siē humbe udhėn tonė tė vjetėr. |
|  | | beni69 Admin

 Anėtarėsuar : 16 Mar 2007 Mesazhe : 1068
| Titulli: Re: Tė lutem babi, thuaj mamit tė kthehet! Thu May 15 2008, 23:27 | |
| | Te filloj kete leter duke shprehur dashurine qe ndjej per Ty, e di se s'do mjaftoje koha per t'a lexuar deri ne fund. Me thua se me kupton, por perseri ndjej nje zbrazetire te sepakuptuares, sepse as une nuk di se cfare fjale te perdor, me cfare shkronja te shkruaj, cfare vargje te thuaj, nuk gjej dot qe ta thuan gjith kete ndjenje te nje dashurie te perkryer, fjala "te dua" sot ka humbur vleren, sepse thuhet pa mos e ndjere, thuhet per t'ia dhene tjetrit ndjenjen se e don, por zemra e thot te kunderten, une sonte s'do e perdor kete fjale, sepse kjo fjale ka vrare shume zemra, shume i ka lene te thyra, dhe do mundohem qe sonte te gjej menyra tjera qe te te jap ndjenjen se nuk te don askush tjeter perpos meje, qe nuk i nevojitesh askujt perpos meje! Me ke munguar shume kohen e fundit, mengjeset kane aguar pa buzeqeshjen tende, pa ndricimin e syve te Tua. Me mungon shume edhe ne keto ore te vona. Pa Ty koha nuk kalon, cdo minut percjell me kujdes e numroj minutat qe na kane mbetur per te aguar nje mengjes serisht prane teje, dhe e ndjej se nuk ka mbetur me shume, shkoi e shumta e pakta mbeti, e une tash shkoj te fje me shpejt qe te kaloje me shpejte kjo kohe, eshte kjo koha e pritjes. |
|  | | beni69 Admin

 Anėtarėsuar : 16 Mar 2007 Mesazhe : 1068
| Titulli: Re: Tė lutem babi, thuaj mamit tė kthehet! Thu May 15 2008, 23:27 | |
| | Arsyeja qė unė kam jetuar ishe ti. Arsyeja qė unė vuaj je ti. Kujdes nė dashuri, kėtė fjalė shpesh e thoje ti. Nuk jam nė gjendje qė tė pėrulem e as tė shkruaj pėr dashurinė time tė madhe por vuajtja, dhe vuajtja u bė forcė fizike, e jo kurrė forcė shpirtėrore. Ti je ende shpresa e jetės time, e mė shumė se qdo gjė tjetėr tė dėshiroj nė kėtė botė. Kujtimet e mira tani mė mundojnė, e mė mundojnė pa ty. Sa isha I lumtur kur e pėrjetova pėrqafimin tėnd. Ti mė dhurove dashurinė...e unė ende vazhdova me stilin tim tė vjetėr...Ti bėre shumėqka pėr mua qė tė jem i lumtur Ti je kujtesa e veqantė e jetės dhe zemrės time dhe shpresoj e do tė luftoj, qė tė jesh gjithmonė. Tani i kam dy dėshira: tmė kthehesh ose tė harroj. Dhe, atėherė le tė filloi jeta ime e re, qė sot. Nuk dua qė dikush ta shijoi dashurin time tė humbur, sepse tė dua mė shumė se vetveten. E di se ti je e mėshirueshme dhe tė lutem, kur unė vdes eja tė mi mbyllėsh sytė sepse vetėm atėherė do ta ndiej veten tė gjallė. Nė fillim, atėherė kur fillova ti njoh aftėsit e tua, kėrkoja forcė qė tė dashuroj me shpirtė, por kisha frikė, megjithatė ti mė ngrite lartė, kėrkove kėshilla nga unė, qdo ditė mė futje nė testimin tėnd, e unė isha i befasuar me idetė e tua, por nuk e di pse u largove nė atė fillim kur tė dashurova me tėrė qenien time njerėzore, e ti fillove me provokime e keqkuptime vazhdimisht. Mė pyetje pėr aventurat e mia, e unė sot kėrkoj nga ti ti kujtosh ditėt e lumtura kur nė mes nesh kishte gjithnjė dashuri. Tani jam i mbyllur krejtė nė vetmi, kėndoj, shkruaj, e kujtoj o shpirtė pėr ty. E sot nė rrugė kur tė takoj, bėhesh sikur nuk tė shoh. A nuk ndien dhimbje pėr mua qė po bredhi rrugėve i vetmuar. Kėrkoj shpresė nga Ti ose shpresėn dhe jetėn tė ma shuash, por PSE? Ti e don shiun, por e dua edhe unė atė ditė me shi...por dua ta harroj sepse ti mė mungon e kujtimi zgjatė gjithmonė dhe rastėsisht tė kam takuar (internet)...i folėm dy-tri fjalė, ti mė pėrshėndete dhe dhe qe ateher filloi dashuria jone, mė bėre tė ndiej dridhje tė lehta nėpėr tėrė trupin tim. Kur ti mė folje pėr tė ardhmen, nė zemrėn time ndieja ngrohtėsin e flakės qė u ndizte, por qė shumė shpejtė u shua, atė e ndiej edhe nė kėtė natė nė vetmi qė u mundova tė harroj me tėrė forcėn por sikur ti pėrsėri mė pėshpėritje, prit, prit, prit...!!! Tė faleminderit pėr atė gjysmė premtimi...por ku mbeti sot! Tė faleminderit pėr buzėqeshjet e tua, pėr atė kohė qė e kalove me mua, por megjithatė ne kemi mėsuar shumė nga njėri-tjetri, por tė lutem kujto ato ditė kur e kalonim tėrė ditėn sė bashku. Kujto ato netė kur ne vetmin e netėve tė pafunda shkruaja kėngė pėr ty, pėr ty o engjulli im qė tė doja dhe mė doje. Tė dua! Po ti, a mė don? Nuk e di? Dua tė takoj, ti shpjegoj tė gjitha, por shkon gjatė dhe nuk mundem dhe ndoshta pjesėn mė kryesore nuk mund ta them. Ti je e vetmja oazė qė theje atė horizont vuajtjesh, ishte ti i vetmi zhgėnjim qė unė gjeta ngushėllim, e sot po mbizotėron e kaluara jonė, unė nuk mundem tė jem i vetpėrmbajtur dhe do ti lejojė vetes ta thyej kufirin e imagjinuar...dhe aty do ta gjejė veten. Por mė nė fund duhet tė pajtohem me realitetin sa tė hidhur aq edhe tė rėndė, edhe pse jemi afėr e ndodhemi largė. Ne gusht do te shkojė nė Amerikė, nėse deri atėhere nuk ndodhė asgjė qė une tė ndėrroj mendjen, ngase tani jam dėshpruar shumė nė kėtė jetė, jeta ime pa ty nuk ka vlerė, tė lutem mendo edhe njėher pėr tė gjitha dhe besoj qė do tė kuptosh realitetin, e realiteti ėshtė se une tė dua me gjith zemėr, ti je dashuria e jetės sime, ne jemi tė lindur pėr njėri tjetrin, hapi syte dhe do tė shikosh se unė nuk jam I tillė siq mendojn ata njerėz qė na kanė ndarė, ta kam dėshmuar kėtė nė tė gjitha mėnyrat e mundshme dhe do ta dėshmoj sėrish, por ti e di kėtė vet mė sė miri, ti mė njeh mė sė miri nė kėtė botė, ohh
une mund tė tė bėj tė lumtur nė kėtė jetė vogėlushe, do tė bėjė gjithqka vetėm qė ti tė jesh e lumtur pranė meje. Do tė jem engjulli yt mbrojtės, do tė jem heroi yt, do tė jem dashuria jote pėrgjithmon. Do tė shkojė ne Amerikė, qė tė provoj fatin tim, dua qė tė tejkaloj kėtė dėshprim gjigant qė mė ka kaplur nė kėtė vend, dua qė tė arrij diqka nė kėtė jetė, dhe shpresa e vetme qė mė mban gjallė ne kėtė jetė dhe qė mė detyron tė vazhdojė je ti dashuria ime, do tė luftojė pėr ty pėrgjithmon, nuk kam frikė as nga vdekja
. Kėshtu qė pa marrė parasysh veprimet e mia une gjithmon e lė dashurinė nė njė anė dhe jetėn e pėrditshme nė anėn tjetėr, por dashuria ėshtė gjithmon nė plan tė parė. Do tė kthehem pėr ty vogėlushja ime, do tė kthehem qė tė jesh e imja pėrgjithmon, nėse ende tė kujtohet kjo ka qenė ėndrra jonė e pėrbashkėt pėr tė cilėn ėndėrronim qdo natė, e unė do ta bėjė kėtė ėndėrr realitet ngase tė dua o ylli im. Koha po kalon, e ti ende mė mungon, por do tė vijė koha jonė, mos ki frikė, ngase dashuria e vėrtet gjithmon fiton qdo luftė, dhe gjėja qė mė mundon mė sė shumti ėshtė qė ti je verbuar nga fjalė tė njerzve qė tė folėn keq pėr mua e ato fjalė nuk janė aspak tė vėrteta dhe unė ta kam dėshmuar kėtė. Gjėja qka urrej mė sė shumti nė botė ėshtė dyftyrėsia, shpifjet e njerzve, gėnjeshtra dhe tradhtia. Edhe pse nuk kam besuar kurre se do tė mė ndodhe por shpifjet ma humbėn dashurinė, na ndanė njėher por kjo nuk do tė ndodhė mė, tė betohem, kurrė, dhe ata tė cilėt I bėnė kėto herėn e parė do tė pendohem qė kanė lindur. Do tė kthehem pėr ty vogėlushe, kur do tė mendosh se ėshtė fundi I botės unė do tė jem aty pėr tė treguar fillim e lumturisė. |
|  | | beni69 Admin

 Anėtarėsuar : 16 Mar 2007 Mesazhe : 1068
| Titulli: Re: Tė lutem babi, thuaj mamit tė kthehet! Thu May 15 2008, 23:28 | |
| | Nuk e kam dit cka eshete dhimbje . Nuk e kam dit qe Dashuria mundet me dhimt aq shum e ka aq fuqi te madhe . Shum persona kan ne jeten time dhe shum i kam lendua ato . Asnjehere me pare nuk e kam kuptu . Kan qene shum te cilet me kan lutur per dashuri,kan qajtun,kan qene te lenduar , por asnjehere nuk e kam ditun se sa shum dashuria dhemb. Nuk jam barazu me fjalet e tyre dhe te lotve , veq pa dije i kam shkelur. Kur me thojshin se ndjejn dhimbje nga mbrendsia e cila dhibmje ngadal po i mbyt un gjithmon kam mendua qe eshte krejt ajo ren dhe Dashuria nuk te dhemb aq shum. E kam ditun qe askush nuk mund te jep krah por asnjehere nuk kam mundur ta kuptoj qe mundesh ta ndjesh at dhimbje. Deri nje dit . Diten kur ti shkove . Ditet e para nuk kam ndjer aq dhimbje se kam pas shpres qe me kthehesh. Kam prit nga dita ne dit e kam besuar qe ke me mu kthye qe gjithmon me ke folur qe me don edhe un te kam besua. Eh nuk e kam mendua qe dashuria jote aq leht ka kalua e me ke harua. Nuk kam mendua qe nje jav e ndarjes ka me prish nje vit qe kemi kalua bashk . Por ty me nuk ishe . Nuk u ktheve dhe nisa ta kuptoj se krejt ka mabruar ne mes nesh. Atehere filloi shum te dhemb . Ndjeja dhimbje te madhe ne gjoks te cilen nuk mundesha me kontolu. Ndjeja nje shprazetin ne mua dhe deshir te flakt e te madhe veq edhe njehere te te shoh edhe pse me nuk jam e jotja. Eh qe tani kam nis te kuptoj krejt ato qe me kan folun qe dnejn dhimbje . Akush nuk mund ta kuptoj deri ati qe ti ndodh. kam ndjer dhimbje qe mbyt krejt ne mua , shbimje qe me qon veq ka vdekja , vdekje e nje trupi te vajze e ciles shpirti i ka vdekun kah moti. A cka eshte ai trup pa shpirt ? E vetmja qe me ndalouna isht dashuria e prinderve te mi e cila un kam qene e vetmja gje ne jeten e tyre e nuk kam mund at me ua mar. Kam qene te rezikoj veten dhe te jetoj ket jete pa ndjenja veq prinderit e mi te jen te gezuar. Kam jetuar ne fer. Secila dit me ka nis me mendime tek ti e ka perfundua ne lot per ty. Kam humbur krejt deshiren per gjithcka ne jet. Kam dalun me shoqeri shum me kan folur qe me gjej ndonje qe mund te me ndihmoj e me te haru , por asnjeri nuk ka mundur te mendoj edhe tek ne mendje nuk mund te jem me ndonje tjeter . Te kam dashur vetem ty e cdo nat jam lutur per kthyerjen tende. Shpresa gjithmon ka qen ne mua shrpresa e cila linde cdo dit, a vdiste cdo mbremje per qe kam ditur qe edhe nje dit kaloi pa ty. Me ka mbetur krejt ajo lidhja me ty , e qeshura jote, buzet tua , duart tua , qe gjithmon me ke be te gezuar . Por kam shku perpara . Deri ne at dite kur te pash ty dhe at tjetren , deri ne diten e marteses . Erdha me te pa edhe pse ka dhimbt qe asnjehere perpara por e durova at dhimbje . Ishe aq i bukur . Shiqova ne ftyren tende duke kerkua shenja te dhimbjeve por nuk i pash . Pash vetem te qeshur qe gruas tende i ndihmoje me dal nga keri . Qe deri tash kuptova qe mes nesh ka mar fund . kuptova qe me kur nuk do te jesh i imi . Ti tani i takon asaj , gruas e cila asnjehere nuk do te mund te te dashuroj siq te dashuroj une. Ne at mbremje krejt bota u bermbys ndjeja qe eshte fundi i botes dhe bi ne grop prej te ciles nuk ka kthim . Edhe vet nuk e kam dit se si e kam perjetu at dit , dhe gjith ditet tjera qe kam mendua ne ty dhe ne gruan tend , duke ditur qe tani asja ja jp krjet mua qe mi more qe un asnjehere me nuk do ti kem. Por ja ende jetoj ende jam ketu , jetoj ne te kaluaren qaj per dashurin e shkruaj per ty ne njerin kush pa drejtesi me denoj me denim me vdekje edhe pse e di qe ti nuk ke me lexu ket leter ketu por ti edhe pse nuk je me mua gjithmon do te jesh ne zemren time . |
|  | | beni69 Admin

 Anėtarėsuar : 16 Mar 2007 Mesazhe : 1068
| Titulli: Re: Tė lutem babi, thuaj mamit tė kthehet! Thu May 15 2008, 23:28 | |
| | Ndoshta te kujtohem! Gjithmon kur kaloj kah lumi me kujtohesh ti dhe koha me ty. Me kujtohen ditet e asaj dashurie qe tani ka humbur dhe ka mbetur vetem kujtimi. Ateher ishim te lumtur, ishim shume te lumtur, por kjo nuk zgjati edhe aq shum dhe ti me tradhtove me tjetrin. U ndame! Deri tani e pyesja veten? "Ēka kishte aj, qe mua me mungonte?", por nuk e gjeta pergjigjjen. Si duket fati na ndau se ti nuk dije ta ēmon dashurine time. U ndame, kurse ti nuk me the as "mir u pafshime" nuk me the as "lamtumir". Ket ma pate borgj, apo jo? Ia pate borgj dashuris ton. Nuk e meritova nje ndarje tė tille. Te kame pritur disa dit, disa jav ndoshta edhe disa muaj, por ti qe ke ate krenari aq te madhe nuk u ktheve dot. Tash, tash akoma mendoj ne ty. Ndoshta akoma te dua, por te me kthehesh nuk do te pranoja. Ndoshta jam egoist per veten time, por me merre mendja se nje shanc tjeter nuk e meriton! Mendon se je e bukur, i ke te gjitha, por jo, jo aty ku esht bukuria duhet te jet edhe menquria, e kjo te mungon ty! Ne fillim nuk mundesha te pajtohem me fatin qe u ndam. Mendoja se s`do te mundem te jetoj pa ty, por tani jam mesuar, dhe nga nje her i them vetes se kjo ishte me e mira per mua, se nuk e ke merituar dashurinė time kurr, dhe nuk e meriton te dashuron dikush ashtu si te desha une! Veteme kur te permend dikush emrin tend me dridhet zemra. Kur me vjen ne mend, me vjen te qaj, dhe e pys veten "pse ka te till njerz, nuk din apo nuk duan qe tjetri t`i dashuroj qe tjetrit t“ja kthejn dashurin!? Me thoshte nj i vjeter : "Dashurin duhet ta ruajsh sikur syt. Mund te jet e gjat sa jeta, e embel si mjalti por edhe e rend si vdekja. Kete duhesh ta ruajsh se s`te vje per ēdo dit. Kjo te ndodh nje her ne jet, vetem nje her. Esht si jeta, qe nese vdek ke humb, dhe mbetet vetem kujtimi aty!" Dhe tash e kuptoj porosin e tij. E ty, te dhasht Zoti at qe e meriton!!!! |
|  | | | Tė lutem babi, thuaj mamit tė kthehet! | |
|
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| | |
| |
|