KINEMOTOGRAFIA DHE ARTI SHQIPTAR
MIRE SE VINI NE FORUMIN TONE
 
ForumiPortaliGalleryRegjistrohuIdentifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Disa nga ngjarjet e ēuditshme tė vitit 2007

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
Leo



Gender:MaleTaurusMonkey
Age : 28
Anėtarėsuar : 21 Jan 2008
Mesazhe : 108
Localisation : Republika e Kosovės
Loisirs : nė planetin tokė

MesazhTitulli: Disa nga ngjarjet e ēuditshme tė vitit 2007   Fri May 16 2008, 13:34

NJĖ DREKĖ TE GORBAĒOVĖT? 160 MIJĖ USD

Njė ēift amerikan pagoi 160 mijė dollarė pėr tė ngrėnė njė drekė me ish-presidentin sovjetik, Mikhail Gorbaēov, nė shtėpinė e tij. Gjatė njė ankandi tė organizuar mė 2 qershor nė Londėr kishte njė ofertė: njė drekė me familjen Gorbaēov nė Moskė. Njė ēift amerikan pagoi 160000 dollarė. "Ēfarė tė bėjmė, do tė nxjerrim lakėr, harenga dhe votkė", gjellėt tradicionale ruse, deklaroi Mikhail Gorbaēov. Ankandi nė Londėr u organizua nga Fondacioni Raisa Gorbaēov, sipas emrit tė bashkėshortes sė Gorbaēovit, qė vdiq nė 1999 pas njė kanceri, pėr tė ndihmuar fėmijėt e prekur nga kanceri. Katėr milionė dollarėt e mbledhur gjatė kėtij ankandi do tė ndahen meS dy qendrave onkologjike pėr fėmijėt nė Moskė dhe Shėn Petersburg (veriperėndim).


GJOBĖ KIRURGUT, PIU CIGARE GJATĖ OPERIMIT

Njė mjek urolog italian u dėnua me 4500 euro gjobė pasi piu cigare ndėrsa ndodhej nė sallėn e operacionit nė spitalin e Pescias, nė Toskana (qendėr), njoftoi agjencia ANSA. Janarin e kaluar, mjeku ishte kapur nė befasi duke pirė duhan nė sallėn e operacionit nga disa karabinierė qė po bėnin njė kontroll sanitar. Ata i vunė njė gjobė prej 55 eurosh, pasi kishte shkelur rregulllin e ndalimit tė duhanit nė njė vend publik. Gjykata hapi mė pas njė proces kundėr mjekut, i akuzuar se kishte dėmtuar imazhin e institucioneve tė shėndetit publik, nė pėrfundim tė tė cilit ai u dėnua t‘u paguajė 4500 euro gjobė sigurimeve shoqėrore.


CILA FJALĖ PĖRMBLEDH SHEKULLIN XX? 11 SHTATORI

Cila frazė pėrmbledh deri tani shekullin XXI? Pėr njė nė katėr persona, pėrgjigjja ėshtė "11 Shtatori". Sondazhi u krye pėr tė pėrkujtuar publikimin e "Raportit tė gjuhės" tė Susie Dent, pėrmbledhja vjetore pėr fjalėt e reja qė futen nė gjuhėn angleze. "Fuqia e shprehjes ‘11 Shtatori‘ ėshtė se do tė pėrdoret gjithmonė si shenjė stenografie pėr tė pėrcaktuar njė moment tė vetėm nė kohė", tha Dent pėr sulmet e 11 Shtatorit kundėr SHBA-sė. "Kjo shprehje shfaq nė mėnyrė tė pėrkryer sesi historia mund tė konservohet nė njė fjalė apo shprehje tė vetme", shtoi Dent.


BRITANIKĖT: EURO NĖ BAZAT USHTARAKE NĖ QIPRO

Britania e Madhe e ka kot qė tregohet skeptike lidhur me monedhėn unike evropiane, pasi bazat e saj ushtarake sovrane nė Qipro do tė miratojnė monedhėn e pėrbashkėt mė 1 janar, me hyrjen e ishullit mesdhetar nė zonėn euro. Nė mėnyrė ironike, kėto baza ushtarake nuk bėjnė pjesė zyrtarisht nė Bashkimin Evropian, edhe pse pjesa tjetėr e Mbretėrisė sė Bashkuar ka hyrė nė organizatė nė 1973. Por bazat ushtarake nė Dhekelia dhe Episkopi-Akrotiri, qė mbulojnė njė sipėrfaqe prej 255 km2, do tė fusin pėrdorimin e euros mė 1 janar. "Jemi plotėsisht gati, njė numėr i madh personash e kanė pėrdorur mė parė nė Gjermani, pra pėrdorimi i euros nuk do tė jetė njė shok", deklaroi zėdhėnėsi i forcave britanike nė Qipro, kapiteni Nik Ulvert. Afro 10000 qipriotė banojnė nė bazat britanike dhe mund tė pėrfitojnė atje nga plazhet, restorantet dhe kafenetė. Pėrdorimi i monedhave tė ndryshme do tė kishte qenė njė telash i madh, sipas ushtarakut. Tė gjitha ēmimet e prodhimeve dhe shėrbimeve janė afishuar aktualisht nė euro dhe nė paundė qipriotė, si nė pjesėn tjetėr tė ishullit. Qiproja fitoi nė 1960 pavarėsinė, por Britania e Madhe ka ruajtur aty dy baza ushtarake sovrane.



KRISHTLINDJE PARA KOHE NĖ NJĖ QYTET AMERIKAN

Banorėt e njė qyteti tė vogėl pranė liqenit Erie, nė verilindje tė SHBA-sė, morėn njė dhuratė para kohe pėr Krishtlindje: njė donacion anonim prej 100 milionė dollarėsh. Donatori, qė u identifikua si njė "mik anonim", ia bėrė kėtė dhuratė njė fondacioni ku bėjnė pjesė disa shoqata bamirėsie tė qytetit tė vogėl tė Eries, sipas "Pittsburgh Tribune-Review". Dhuruesi nuk dha asnjė tė udhėzim pėr mėnyrėn sesi duhen shpenzuar paratė, ndėrkohė qė sipas shtypit lokal, ndėr pėrfituesit e kėsaj dhurate bujare do tė jenė njė bankė ushqimore pėr tė pastrehėt, njė qendėr pritjeje pėr gratė dhe njė shoqatė nė ndihmė tė verbėrve.


NJĖ GJERMAN... DREJT E NĖ GOJĖN E UJKUT

Njė polic gjerman, qė ndiqte prej disa muajsh njė tė kėrkuar, e pėrfundoi me sukses hetimin falė njė aksidenti rrugor: i kėrkuari u pėrplas rastėsisht me makinėn e policit nė Kėln. "E njihja kėtė fytyrė, por nuk arrija tė kujtoja se nga e njihja", shpjegoi polici, i cili kishte parė vetėm njė fotografi tė tė dyshuarit, mbi tė cilin hetonte qė nė verė, bashkė me zyrtarė tė tjerė tė policisė nė tė gjithė vendin. Keqbėrėsi 27-vjeēar, arratia e tė cilit mori fund nė njė kryqėzim nė qendėr tė qytetit tė Kėlnit, kėrkohej nė tė gjithė Gjermaninė. Ai akuzohet ndėr tė tjera sė ka pėrdorur njė pasaportė portugeze tė falsifikuar pėr tė tėrhequr para nga njė llogari qė nuk ishte nė emėr tė tij.


ORA E ISH-GRUAS SĖ BONAPARTIT, 900 MIJĖ EURO

Njė orė e perandoreshės Josefine u shit pėr 1505000 franga zvicerane (913.810 euro) gjatė njė ankandi nė Gjenevė, njoftoi shoqėria Christie‘s. Kjo shumė ėshtė sa 7 herė vlerėsimi fillestar prej 200 000 frangash zvicerane i bėrė nga shoqėria e shitjeve nė ankand. Blerėsi nuk u bė i ditur. E realizuar nė 1800 me flori, diamant dhe smalt, objekti me ngjyrė blu tė errėt ėshtė njė nga mostrat e para tė "orave me prekje", e shpikur nga Abraham Louis Breguet rreth viteve 1790. Ky sistem mundėsonte tė lexohej ora me njė tė prekur tė thjeshtė, pėr tė shmangur nxjerrjen e orės nga xhepi pėr mirėsjellje. Sipas shtėpisė Breguet, fusha e orės u porosit nė 1799 nga Josefine pėr 3 000 franga. Nė 1804, pak pas kurorėzimit tė Napoleonit, medaljoni u zbukurua me diamante dhe mė pas u zbukurua me njė kurorė. Josefine ia ofroi mė pas orėn tė bijės, Hortense de Beauharnais dhe kapaku u gdhend me njė "H" me gurė xhevahiri. Josefine de Beauharnais (1763-1814) u martua me gjeneralin Bonapart nė 1796, por u nda nė 1809, pasi nuk lindi dot njė trashėgimtar


KUR SHEFI I OPOZITĖS "NGJAN" SI HIDRAULIK

Shefi i opozitės konservatore britanike u ndie i vlerėsuar fillimisht kur modelja, Kate Moss i kėrkoi numrin e telefonit, pėrpara se tė kuptonte qė ajo e kishte ngatėrruar me njė hidraulik. David Cameron u shpreh pėr televizionin "ITV1", se ishte takuar me top modelen gjatė njė evenimenti bamirėsie. Pėr njė arsye qė ai nuk e shpjegon, biseda kishte vazhduar rreth dėmeve tė shkaktuara nga uji nė shtėpinė e politikanit. "Dhe vazhdova mė pas tė flas e flas kur ajo mė tha: ‘Zot, ju dukeni si dikush qė mund tė jeni tepėr i dobishėm, mund tė kem numrin tuaj tė telefonit?‘ Kur u riktheva nė tavolinė tek tė ftuarit e tjerė, u thashė: kam njė lajm tė mirė dhe njė tė keq. Lajmi i mirė ėshtė se takova Kate Moss dhe mė kėrkoi numrin e telefonit. Lajmi i keq, mendoj se ajo beson qė unė kam tė bėjė me profesionin e hidraulikut".


HETIME PĖR BABAGJYSHIN: KU E KA SHTĖPINĖ?

Qeveria e Kirgistanit urdhėroi nisjen e njė hetimi pėr tė vėrtetuar se babagjyshi i Vitit tė Ri banon nė kėtė republikė tė vogėl tė Azisė Qendrore, pas njė raporti bėrė publik kėtė javė nė Suedi dhe pėr tė zgjidhur nė kėtė mėnyrė njė nga enigmat e fundit nė botė. "Agjencia shtetėrore e Turizmit ka qenė gjithnjė e bindur se babagjyshi i Vitit tė Ri banonte pranė nesh dhe sė fundmi shkencėtarėt suedeze e kanė vėrtetuar kėtė fakt", deklaroi kryehetuesi i Agjencisė shtetėrore pėr Turizmin, Akbar Djigitov. "Njė punė e madhe na pret, pasi Kirgistani e ka pėrzemėr tė njihet si shtėpia e vėrtetė e babagjyshit tė Vitit tė Ri", shtoi ai, duke kėmbėngulur mbi rėndėsinė e kėtij operacioni. Kirgizėt kanė afat deri mė 20 dhjetor pėr tė dėrguar ēdo dokument, qė mund tė ketė lidhje me vendbanimin e babagjyshit tė Vitit tė Ri, njė operacion kėrkimor qė parashikohet tepėr i vėshtirė nė kėtė vend me terren tė thyer malor ku nė mjaft fshatra ėshtė e vėshtirė tė futesh nė dimėr. "Pėr njė kohė tė gjatė, mendohej se babagjyshi i Vitit tė Ri banonte nė Polin e Veriut, por tani e dimė se pėr tė pėrmbushur detyrėn dhe pėr t‘i thėnė "Gėzuar" gjithė botės, ai duhet tė nisė turneun nė Kirgistan", kujtoi nga ana e tij drejtori i Agjencisė kirgize pėr Turizmin, Turusbek Mamachov. Njė studim i shoqėrisė sė kėshilltarėve inxhinierė Sweco zbuloi javėn e kaluar se babagjyshi i Vitit tė Ri duhej tė pėrshkonte Tokėn pėr 5800 kilometra nė sekondė dhe tė bėnte 2,5 miliardė ndalesa nė mėnyrė qė tė gjithė fėmijėt e botės tė merrnin dhurata. Shkencėtarėt suedeze vėrtetuan se vetėm duke u nisur nga Kirgistani babagjyshi i Vitit tė Ri mund tė kryente tė gjitha zhvendosjen nė mėnyrė optimale dhe do tė humbiste mė pak kohė. Njė ēmim, padyshim nė dhuratė, do tė jepet pėr atė qė do tė gjejė shtėpinė e babagjyshit tė Vitit tė Ri, i njohur nė Kirgistan me pseudonimin "babagjyshi Akull"


PRIFTI VRET VETEN: RIKTHEHEM PAS 2 DITĖSH

Njė prift hindu, nė Indinė Qendrore, vrau veten me premtimin se do tė rikthehej nė jetė pas dy ditėve, njoftoi policia. Manoxh Bagel, i pėrshkruar si njeri tepėr i dhėnė pas fesė, u helmua nė prani tė njė turme tė vogėl njerėzish nė njė tempull nė Raigar, nė shtetin Ēatisgar. Ai u dėrgua nė spital, por vdiq menjėherė pas mbėrritjes atje. Policia regjistroi vdekjen si vetėvrasje, por nuk mundi ta marrė trupin e 25-vjeēarit, pasi ithtarėt e tij kishin kėmbėngulur nė kthimin e trupit tė viktimės nė tempull pėr tė parė se ēfarė do tė ndodhė pas dy ditėsh.


BASHKIA PUNĖSON SHOFERĖ ... PA PATENTA

Bashkia e Palermos ka punėsuar "110 shoferė autobusėsh", por qė nuk janė tė pajisur me patentė. "Tani pėr tani me ta nuk mund tė bėhet gjė. Pėr sa kohė qė ata nuk do tė marrin patentėn ata do tė paguhen‘‘, shpjegoi bashkia, qė i punėsoi kėta persona nė prag tė zgjedhjeve bashkiake.


KALIMTARĖT E DEHUR, MĖ SHUMĖ AKSIDENTE

Nė Lima, kėmbėsorėt nė gjendje tė dehur shkaktojnė dy herė mė shumė aksidente vdekjeprurėse se shoferėt e bėrė tapė, thekson njė raport i policisė. Nė kryeqytetin peruan, ku qarkullimi ėshtė i rėnduar dhe i rrezikshėm, gjysma e shoferėve tė taksive kanė patenta false. Ndėrsa kėmbėsorėt, edhe kur nuk kanė pirė, pa menduar pėr jetėn e tyre, kapėrcejnė rrugėt ku lejohet qė makinat tė udhėtojnė me shpejtėsi, edhe nė autostrada.


Mbrapsht nė krye Goto down
Leo



Gender:MaleTaurusMonkey
Age : 28
Anėtarėsuar : 21 Jan 2008
Mesazhe : 108
Localisation : Republika e Kosovės
Loisirs : nė planetin tokė

MesazhTitulli: Re: Disa nga ngjarjet e ēuditshme tė vitit 2007   Fri May 16 2008, 13:34

KĖRKON DIVORCIN PĖR ... NJĖ PROGRAM NĖ TV

Njė saudit kėrkoi divorcin pas kapi tė shoqen duke ndjekur nė televizion njė program qė drejtohej nga njė burrė. Burri mbėshtet doktrinėn shumė strikte tė Islamit, qė ndalon gruan tė qėndrojė vetėm me njė burrė qė nuk ėshtė anėtar i afėrt i familjes.


ARKĖ KURSIMI QĖ SHPĖRTHEN, PO S‘E MBUSHE

Njė prodhues lodrash japoneze ka shpikur njė kumbara kursimi qė shpėrthen dhe i shpėrndan tė gjitha monedhat nėse pronari i saj harron ta mbushė brenda njė kohe tė caktuar. "Bomba kumbara" ėshtė e destinuar t‘i detyrojė pėrdoruesit e saj tė kursejnė, thotė krijuesi i saj, Takara Tomy.


NUK I DURONTE ERĖN, NDAHET NGA I SHOQI

Njė egjiptiane, qė nuk e duronte dot mė "erėn kundėrbuese" tė tė shoqit, arsimtar, 39 vjeē, arriti tė merrte divorcin pasi bindi njė gjykatė pėr kalvarin e saj tė pėrditshėm. Megjithė kėmbėnguljen e bashkėshortes, burri refuzonte me kėmbėngulje tė lahej, duke bojkotuar sapunin dhe furēėn e dhėmbėve.


HA MISH QENI NĖ FORMĖ PROTESTE

Njė artist britanik hėngri nė transmetim direkt nė njė radio londineze njė qen tė rracės Korxhi, raca e preferuar e mbretėreshės Elisabeta II, pėr tė protestuar kundėr vrasjes sė dhunshme nė janar tė njė dhelpre nga njė grup gjuetarėsh, pėrfshi edhe bashkėshortin e sovranes, princin Filip. Mark McGowan, i njohur pėr kėto praktika, pasi gjatė njė performance tė mėparshme artistike kishte ngrėnė njė mjellmė, hėngri nė shoqėrinė e Yoko Onos, vejushės sė ish- Beatls-it, John Lennon, njė qen qė kishte ngordhur nė njė qendėr kafshėsh, dhe saktėsoi se kishte njė shije "me tė vėrtetė shumė, shumė tė neveritshme". "Disave mund t‘ju duket ky gjest tronditės dhe pa shije, por unė po e bėj pėr tė ndėrgjegjėsuar njerėzit pėr paaftėsinė e Shoqėrisė Mbretėrore pėr Parandalimin e Mizorive ndaj Kafshėve (RSPCA) pėr tė paditur princin Filip dhe miqtė e tij pasi kishin qėlluar mbi njė dhelpėr nė fillim tė vitit dhe e kishin lėnė tė pėrpėlitej pėr pesė minuta, pėrpara se ta qėllonin me shkop deri sa tė ngordhte", deklaroi artisti. RSCPA, e ngarkuar me paditjen dhe ndjekjen e autorėve tė dhunės ndaj kafshėve, njoftoi se nuk kishte "asnjė provė" pėr njė keqtrajtim tė mundshėm tė dhelprės, "ndėrsa autopsia kishte zbuluar se kafsha kishte ngordhur pasi ishte qėlluar me plumb dhe nuk kishte as trauma dhe as plagė nė trup". Mbretėresha e Anglisė ka patur mė shumė se 30 qenė tė racės Korxhi qė pas ardhjes sė saj nė fron nė 1952, ndėrsa aktualisht ka katėr tė tillė.


MAKINISTI, PASAGJERĖVE: TA SHTYJMĖ TRENIN

Qindra pasagjerėve tė njė treni nė Indi iu kėrkua shumė mė tepėr nga sa mund tė mendohet, kur makinisti u tha tė zbrisnin dhe tė shtynin trenin. U desh mė shumė se gjysmė ore pėr tė lėvizur 4 metra trenin elektrik qė kishte ngecur nė vend, nė mėnyrė qė tė bėnte kontaktin me telat ajrorė dhe tė fillonte sėrish udhėtimin, thanė zyrtarėt. Incidenti ndodhi nė shtetin lindor tė Biharit, pasi njė pasagjer tėrhoqi zinxhirin e emergjencės dhe e ndaloi trenin nė njė zonė "neutrale", nė njė pjesė tė shkurtėr tė trasesė, ku mungonte energjia nė telat ajrorė. "Nė kaq shumė vjet shėrbim nė hekurudhė, nuk kam ndeshur kurrė nė njė incident tė tillė, kaq tė ēuditshėm", tha zėdhėnėsi i Hekurudhės Indiane, Kumar Jha. Shpejtėsia e njė treni i lejon atij zakonisht tė vazhdojė udhėtimin edhe nė zonat neutrale. Rrjeti hekurudhor indian transporton mė shumė se 15 milionė njerėz nė ditė, mė shumė se popullsia e Norvegjisė dhe Suedisė sė bashku, por siguria e tij le shpesh vend pėr kritika.


MAKINA E PAPĖS, NĖ SHITJE PĖR BAMIRĖSI

Pėr herė tė dytė nė dy vjet, njė makinė qė mė parė i pėrkiste papės Benedikti XVI, ėshtė nė shitje. Nė maj 2005, kazinoja e Teksasit "Golden Palace" i pagoi 250000 dollarė njė 21-vjeēari gjerman pėr makinėn "Volkswagen Golf", prodhim i vitit 1999, ngjyrė gri dhe tani e shet atė pėr bamirėsi. Kazinoja tha se do t‘i dhurojė tė ardhurat e ankandit, qė filloi nė fundjavė, filialit britanik tė organizatės sė ndihmave "Habitat for Humanity".


PRISHIN MURET E TUALETIT PĖR TA NXJERRĖ

Njė grua, e cila peshonte 318 kilogram, u arrit tė nxirrej nga tualeti nga zjarrfikėsit, pasi kėta tė fundit hoqėn njė mur tė jashtėm si edhe njė dritare, njoftoi njė zyrtar i zjarrfikėsve. Gruaja, e identifikuar si Patty Brown, telefonoi shėrbimet e emergjencės nė Trenton, Nju Xhersi, pasi u rrėzua nė tualet dhe nuk ishte nė gjendje tė ngrihej. Shėrbimi mjekėsor nuk arriti ta lėvizte, kėshtu qė thirri nė ndihmė zjarrfikėsit, tė cilėt dėrguan 25 persona pėr t‘i ardhur nė ndihmė gruas.


KISHTE SHUMĖ FĖMIJĖ, E PUSHOJNĖ NGA PUNA

Partia Komuniste e Kinės, e cila ka pushtetin nė vendin e madh aziatik, pushoi nga puna njė zyrtar lokal pasi ai kishte shumė fėmijė, ēka do tė thotė se ka shkelur rėndė politikat kombėtare pėr planifikimin familjar, njoftoi njė gazetė. Qin Huaiwen, i cili drejtonte njė zyrė ndėrtimesh nė provincėn Shanxi, kishte tre vajza me bashkėshorten e tij si edhe njė djalė dhe njė vajzė me tė dashurėn, shtoi gazeta "Beijing News". Shumica e ēifteve nė zonat urbane nė Kinė lejohen tė kenė vetėm njė fėmijė.


KRYEMINISTRI, RROGĖ 5 HERĖ MĖ SHUMĖ SE BUSH

Kryeministri i Singaporit, Li Hsien Lung, do tė marrė njė pagė sa pesėfishi i asaj tė presidentit Bush, pas rritjes sė saj nė 2,05 milionė dollarė nė vit. Njė ministėr i deklaroi Parlamentit se edhe ministrat e tjerė tė qeverisė sė Singaporit, tė cilėt janė mė tė paguarit nė botė, do tė shkojnė nė 1,26 milion dollarė nė vit. Li Hsien Lung deklaroi muajin e kaluar se pagat e ministrave dhe tė zyrtarėve tė tjerė tė lartė do tė rriteshin ndjeshėm, pasi ato ishin shumė poshtė nivelit tė pagave nė sektorin privat. Njoftimi i kryeministrit shkaktoi irritim tė madh, qė solli peticione tė shumta dhe kryeartikuj kritikė gazetash kundėr kėtij vendimi.


ZHDUKET PLAKA, POLICIA E GJEN POSHTĖ SHTRATIT

Policia daneze nuk la vend pa e kėrkuar dy javė rresht njė tetėdhjetėvjeēare, e cila gjatė gjithė kėsaj kohe "pushonte" e vdekur poshtė shtratit tė saj. "Shkuam disa herė nė shtėpinė e saj dhe mendonim se kishim bėrė kontroll tė imtėsishėm. Krenaria jonė profesionale mori njė goditje", pranoi Niels Moeller i policisė sė Gentofte-s, nė veri tė Kopenhagės, pėr kanalin televiziv TV2Lorry. Policia nuk i kurseu mjetet e kėrkimit, duke pėrdorur helikopterė, duke u bėrė thirrje zhytėsve, duke organizuar kėrkime me qen, njofton media daneze. Gruaja 82-vjēare, e cila ishte zhdukur mė 22 mars, kishte vrarė veten.


PRODI, MĖ I VARFRI NDĖR POLITIKANĖT ITALIANĖ

Kryeministri italian, Romano Prodi ėshtė njė nga mė tė varfėrit e politikės italiane, madje edhe zėdhėnėsi i tij fitoi mė shumė se ai nė vitin 2005. Prodi, i cili shpenzoi kohėn mė tė madhe tė 2005-s nė fushatė, pati vetėm 89 514 euro tė ardhura. Mesatarisht, ko shumė ėshtė mė e vogėl se taksat qė Berluskoni paguan nė njė javė. Ndėrkohė, Berluskoni fitoi 313 herė mė shumė se Prodi, thėnė ndryshe 27 905 205 euro.
Mbrapsht nė krye Goto down
Leo



Gender:MaleTaurusMonkey
Age : 28
Anėtarėsuar : 21 Jan 2008
Mesazhe : 108
Localisation : Republika e Kosovės
Loisirs : nė planetin tokė

MesazhTitulli: Re: Disa nga ngjarjet e ēuditshme tė vitit 2007   Fri May 16 2008, 13:34

POPULLSIA KINEZE KA VETĖM 100 MBIEMRA BAZĖ

Pothuajse 85 pėr qind e popullsisė kineze kanė vetėm 100 mbiemra, ku Wang, qė fjalė pėr fjalė do tė thotė "mbret", ėshtė mbiemri mė i pėrhapur, njoftoi agjencia e lajmeve Hsinhua. Ka 93 milion persona nė Kinė me mbiemrin Wang, tė ndjekur nga 92 milionė tė tjerė me mbiemrin Li dhe 88 milionė tė quajtur Zhang, njoftoi Hsinhua, duke cituar njė raport tė ri tė nxjerrė nga Ministria e Sigurisė Publike. Shtatė mbiemra tė tjerė tė zakonshėm, pėrfshirė Chen, Zhou dhe Lin, kanė tė paktėn 20 milionė pjesėtarė pėr secilin, shtoi agjencia. Mbiemrat e familjeve kineze e kanė origjinėn mijėra vite mė parė dhe njerėzit kanė zakonisht njė lidhje tė ngushtė me ata qė kanė tė njėjtin mbiemėr. Por ekzistojnė disa mbiemra qė pėrdoren nga pak njerėz, tė tilla si Guo, qė do tė thotė "kryqėzim", dhe Mu, qė do tė thotė "nėnė".


URINONTE NĖ LAVAMAN, DENTISTI SHPALLET FAJTOR

Njė dentist britanik u shpall fajtor pasi dyshohej se urinonte nė lavamanin ku kryente operacionet dhe pėrdorte mjetet dentare pėr tė pastruar thonjtė, apo veshėt e tij. Njė gjykatė mjekėsore deklaroi se ishte e kėnaqur qė faktet provuan se dentisti 51-vjeēar Alan Hutchinson, i cili "zakonisht" nuk pėrdorte doreza dhe nuk lante duart pas dhe gjatė punės, kishte rrezikuar "shėndetin e tij, tė personelit tė klinikės dhe tė pacientėve" pėr mė shumė se 28 vjet me radhė. Njė infermiere, e cila punonte pėr Hutchinson prej 16 vjetėsh, tha se mė shumė se njė herė kishte parė dentistin tė urinonte nė lavaman. Njė seancė tjetėr gjyqėsore do tė vendosė nėse "veset e papastra" tė dentistit kishin ndikuar negativisht nė aftėsitė e tij pėr tė trajtuar pacientėt dhe nėse kjo provohet, atėherė ai nuk do tė lejohet tė ushtrojė profesionin e mjekut stomatolog.


NJĖ MYSLIMAN: POLIGAMIA NUK ĖSHTĖ SHAKA

Njė saudit humbi njė copė tė hundės pasi ra pre e njė sulmi fizik nga dy bashkėshortet e tij, tė cilat i kėrcėnoi me shaka se do tė martohej me njė grua tė tretė. Judaie Ibn Salem kishte menduar se "shakaja e tij pa kripė" do tė ndikonte pėr tė zgjidhur njė mosmarrėveshje lidhur me ndarjen e shtėpisė midis dy bashkėshorteve. "U betova se do tė martohesha sėrish... pasi ato po tregoheshin tė pasjellshme, por u gjenda pėrballė njė sulmi mė tė furishėm", u shpreh Ibn Salem pėr gazetėn "Shams", pasi i bėri shtatė qepje hundės nė spital. "Nuk ma mori mendja se ato do tė reagonin ashtu. Por, tani e vetmja mėnyrė pėr tė rifituar dinjitetin tim ėshtė qė tė martohem me tė vėrtetė me njė grua tė tretė. Tashmė nuk humb asgjė nėse veproj nė kėtė mėnyrė", tha ai. Ligji islamik lejon burrat tė martohen deri me katėr gra dhe poligamia nuk ėshtė diēka e pazakontė nė mbretėrinė konservatore tė Arabisė Saudite, vendlindja e Islamit.


NJĖ ALGJERIANE LIND ... 7 FĖMIJĖ

Njė algjeriane ka lindur shtatė bebe nė njė spital publik nė Algjer, deklaroi njė zėdhėnės i ministrisė sė Shėndetėsisė. Nėna lindi njė djalė dhe gjashtė vajza nė spitalin publik Kouba, deklaroi Slim Belkassem pėr agjencinė Reuters. "Nėna ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore. Kjo tregon aftėsinė e mjekėve algjerianė dhe jemi tė kėnaqur me kėtė ngjarje", deklaroi ai.


NUK SJELL PAJĖ TĖ BOLLSHME, BURGOSET NUSJA

Policia nė Indi liroi njė 40-vjeēare, e cila prej 15 vjetėsh mbahej e burgosur nga familja e bashkėshortit nė njė dhomė tė errėt, sepse ajo nuk kishte sjellė pajė apo tė holla tė mjaftueshme kur ishte martuar. Policia deklaroi se gruaja e quajtur Madhavi Das ishte e zhveshur dhe e mbyllur nė njė dhomė, kur policia ushtroi njė kontroll nė shtėpi, pas sinjalizimeve tė komshinjve. "Ajo u dėrgua nė njė spital psikiatrik pasi vitet e gjata tė vetmisė dhe izolimit kishin ndikuar nė shėndetin e saj mendor", deklaroi Siddhi Nath Gupta, njė oficer i lartė i policisė. Tre anėtarė tė familjes, pėrfshi edhe bashkėshortin e saj, u arrestuan. Forma mė e zakonshme e dhunės nė familje nė Indi ka tė bėjė me pajėn, ku gratė rrihen dhe keqtrajtohen nė mėnyrat mė tė ndryshme, madje vriten nga tė afėrmit e tyre, pėr shkak se njė pjesė e tyre nuk janė nė gjendje tė sjellin dhurata apo tė holla tė mjaftueshme pėr bashkėshortėt, apo familjet e tyre me rastin e martesės.


RRAHU NJĖ PREJ 107 GRAVE TĖ TIJ, DĖNOHET

Njė indonezian 74 vjeē i njohur pėr martesėn e tij me 107 gra, u dėnua me burg pasi qėlloi njėrėn prej tyre, pėr tė cilėn dyshonte se nuk i qėndronte besnike, bėri tė ditur shtypi nė Xhakarta. Viktima deklaroi se ishte goditur nga bashkėshorti poligam, Abdurahman, qė kishte reaguar nė prani edhe tė tre grave tė tjera, saktėsoi e pėrditshmja "Koran Tempo". Ngjarja ndodhi nė ishullin Java, me shumicė myslimane. Poligamia ėshtė njė praktikė e pėrhapur nė Indonezi, vendi mė i madh mysliman nė botė, edhe pse statistikat mungojnė.


PJESĖ TĖ "TITANIKUT" SHNDĖRROHEN NĖ ORĖ LUKSOZE

Ēelik dhe karbon nga anija e famshme "Titanik" do tė tranformohen nė njė linjė tė re orash dore luksoze, qė "do tė pretendojnė" tė shfaqin esencėn e transoqeanikut legjendar, qė u fundos mė 1912. Prodhuesi i njohur zviceran i orėve "Romain Jerome SA" ka nxjerrė nė shitje koleksionin e orėve "Titanic-DNA". "Kjo orė ėshtė shumė luksoze dhe e paarritshme", thotė Yvan Arpa, shef ekzekutiv i kompanisė "Romain Jerome SA". Kjo kompani do tė prodhojė 2012 ora tė tilla, qė pėrket me 100-vjetorin e mbytjes sė anijes, nė vitin 2012. Njė orė e tillė kushton mes 7800 dhe 173000 dollarė.


FESTON LAKURIQ DITĖLINDJEN E ... HITLERIT

Njė kanadez u arrestua pasi shėtiti lakuriq me njė kryq tė thyer tė vendosur nė trupin e tij pėr tė festuar ditėlindjen e Adolf Hitlerit, njoftoi policia kanadeze. Policia u thirr nė skenėn e ngjarjes nga qytetarėt, ndėrkohė qė njeriu lakuriq u thoshte atyre se po festonte ditėlindjen e Hitlerit. Ai u arrestua dhe iu nėnshtrua njė kontrolli psikiatrik.


40-VJEĒARJA, NOT NUDO NĖ FONTANĖN E TREVIT

Njė nėpunėse 40-vjeēare notoi nudo pėrballė njė turme turistėsh nė fontanėn Trevi, njė nga kryeveprat e Rilindjes italiane. "Uji ėshtė i tė gjithėve. Kisha vapė", tha Roberta, e cila nuk e tregoi mbiemrin, ndėrkohė qė fotografia e saj ishte nė gazetat kryesore italiane tė ditės. Tė notuarit nė shatėrvan ėshtė i ndaluar dhe milanezja Roberta do tė gjobitet rėndė pėr vepra tė turpshme nė publik.



7,1 MILIONĖ USD PĖR NJĖ GJERDAN ME PERLA

Njė gjerdan me perla natyrale, qė mė parė i pėrkiste njė maharaxhahu, u shit nė shtėpinė e njohur tė ankandeve "Christie‘s" 7,1 milion dollarė, mė shumė se dyfishi i rekordit botėror pėr ēdo bizhuteri me perla natyrale, njoftuan burime tė ndryshme. Shtėpia e ankandeve deklaroi se blerėsi i gjerdanit me perla "Baroda", qė dikur i pėrkiste maharaxhahut Kande Rao i Barodės, ishte njė koleksionues privat aziatik, qė blerjen e kreu me telefon. Shitja nė ankand e kėtij gjerdani u bė pėr vetėm tre minuta.


NĖSE DO PAGUHEJ, 138 MIJĖ USD NJĖ KRYEFAMILJAREJE

Nėse do tė paguhej, njė kryefamiljare duhej tė merrte njė pagė prej 138 095 dollarėsh nė vit pėr tė gjitha orėt qė kalon duke kryer funksione tė tilla qė nga kuzhiniere deri te psikologe, mėsohet nga njė studim amerikan i publikuar sė fundi. Paga mesatare vjetore, gjithashtu e hamendėsuar e njė nėne nė familje, ėshtė rritur nė vitin 2007 me 4 000 dollarė, ose 3 pėr qind nė krahasim me vitin 2006, tregon studimi i institutit studimor amerikan Salary.com, qė bazohet nė intervistat e 40000 nėnave. Nėnat nė familje, numri i fėmijėve nuk ėshtė pėrcaktuar, punojnė 92 orė nė javė, prej tė cilave 40 orėt e pėrcaktuara nga kodi i punės dhe 52 orė shtesė, qė teorikisht paguhen mė shtrenjtė. "Nėnat bėjnė detyra tė shumėllojshme dhe rrallėherė bėjnė pushim, duke punuar mesatarisht 52 orė shtesė ēdo javė", deklaroi Bill Coleman, zėvendėspresident i Salary.com. Jo mė pak se dhjetė profesione pėrputhen me punėn shumė tė ndryshme tė njė nėne nė familje dhe janė vlerėsuar nė studim: punėtore shtėpie, ndihmėse tė nėnave, kuzhiniere, teknike makinash larėse, portiere, operatore kompjuterash, administratore nė njė ndėrtesė, shofere, presidente drejtore e pėrgjithshme dhe psikologe. Pėr shembull, nė Shtetet e Bashkuara, njė zyrtare marketingu fiton mesatarisht 89 200 dollarė nė vit dhe njė pėrfaqėsuese tregtare 62 500 dollarė, bėn tė ditur Salary.com.


TAVOLINA MĖ E GJATĖ NĖ BOTĖ 1,2 KILOMETRA

Tavolina mė e gjatė e restorantit nė botė, me rreth 1,2 kilometra, u vendos nė njė arterie tregtare tė Vjenės, njoftuan organizatorėt. Nė 600 tavolina me mbulesa tė vendosura njėra pas tjetrės, 30 specialistė tė kulturės sė tavolinės kishin vendosur 1 800 mbulesa me dekoracione, me njė peshė tė pėrgjithshme prej pesė tonėsh. Me njė gjatėsi prej 1 175 metrash, organizatorėt parashikojnė kėshtu tė thyejnė rekordin e librit Gines, i pėrcaktuar tashmė nė Austri, nė Scharding nė vitin 2006. "Eshtė fjala tė reklamohet sektori i arteve tė tavolinės austriake", njoftoi zėdhėnėsja Anita Koniger.


MERR KOKĖN E NĖNĖS SĖ VRARĖ NĖ KAFE-INTERNET

Njė 17-vjeēar, i dyshuar pėr vrasjen dhe prerjen e kokės sė nėnės sė tij, shkoi mė pas nė njė internet-kafe, me kokėn nė njė ēantė shkolle, dhe pa njė DVD muzikore, pėrpara se tė dorėzohej nė polici. Adoleshenti, i arrestuar me dyshimin pėr vrasje, kaloi dy orė nė internet-kafe dhe mė pas mori njė taksi pėr tė shkuar nė njė rajon policie. Oficerėt e policisė gjetėn edhe njė trup pa kokė nė shtėpinė e tij. Adoleshenti deklaroi nė polici se e kishte vrarė nėnėn e tij ndėrkohė qė ajo flinte.


TĖ SHPREHĖSH DASHURINĖ PĖRMES NJĖ ... BOMBE

Njė australiane ishte e dashuruar aq ēmendurisht saqė planifikon njė atentat me bombė pėr t‘i vėrtetuar ndjenjat personit me tė cilin donte tė martohej, mėsohet nga burime policore. Jill Courtney, 27 vjeē, ishte e fiksuar pas Hussan Kalache, 28 vjeē. Emri i tij ėshtė bėrė tatuazh nė pjesė tė ndryshme tė trupit tė saj. Kur ai i thotė se do tė martohej me tė nėse ai kryente njė mision, e dashuruara nuk nguron. Ajo informohet pranė disa ekspertėve nė prodhimin e bombave, blen materialet e duhura dhe vendos bombėn pranė njė makine nė mes tė Sidnejt, saktėsohet nė njė raport tė policisė para gjykatės. Nė apartamentin e tė dashuruarės u zbulua njė detonator, produkte qė shėrbenin pėr prodhimin e lėndės shpėrthyese, njė paruke si dhe njė listė tė detajuar pėr misionin: "Tė shkosh nė vendngjarje, tė instalosh bombėn, tė largohesh me makinėn e marrė me qera, tė ndėrrosh veshje, paruke, tė kthehesh nė shtėpi.


GJENDET I VDEKUR NĖ SHTRAT PAS 7 VITESH

Trupi i dekompozuar i njė gjermani u gjet nė shtatin e tij pas afro shtatė vjetėsh, njoftoi policia nė qytetin perėndimor Essen. Policia bėri tė ditur nėpėrmjet njė deklarate se burri ishte 59-vjeēar dhe i papunėsuar nė kohėn e vdekjes. Ai mund tė ketė vdekur nga shkaqe natyrore mė 30 nėntor tė vitit 2000, data kur ai mori njė letėr nga zyra e ndihmės sociale e gjetur nė apartamentin e tij, deklaroi policia. Pranė shtratit tė tė vdekurit policia gjeti cigare dhe monedha tė markės gjermane, qė doli jashtė qarkullimit pas futjes sė euros nė vitin 2002. Apartamenti i burrit ishte nė njė ndėrtesė me zyra dhe apartamente, pjesa mė e madhe e tė cilave janė bosh. "Askush nuk ia ndjeu mungesėn. Nuk ėshtė paraqitur asnjėherė ndonjė lajmėrim pėr njė person tė humbur", deklaroi policia.


I PĖRPIKTĖ NĖ PUNĖ, 14 MIJĖ USD NJĖ KOPSHTARI

Sundimtari i Dubait i dha njė kopshtari pakistanez 63-vjeēar njė shpėrblim prej 50 000 dirhmas (13 600 dollarė), pasi kishte qenė gjithmonė i pėrpiktė nė orar gjatė 28 vjetėve punė nė Emiratet e Bashkuara Arabe. Shpėrblimi qė mori Mohammad Nazier ishte i barabartė me 49 rroga mujore qė ai merr nė punėn e tij nė bashkinė e shtetit nė kėtė vend tė Gjirit Persik, njoftoi gazeta "Emirates Today". "Mė ėshtė dashur tė marr borxh pėr tė paguar pėr martesat dhe arsimimin e fėmijėve tė mi. Tani do tė shlyej borxhet dhe do tė ruaj pak para pėr tė ardhmen", deklaroi Nazier, i cili kishte marrė vetėm njė herė njė raport mjekėsor pėr t‘iu nėnshtruar njė ndėrhyrjeje kirurgjikale. "Ky shpėrblim ėshtė shumė domethėnės pėr mua. E mora falė mirėsisė sė Zotit", deklaroi Nazier, njė ish-ushtar.
Mbrapsht nė krye Goto down

Disa nga ngjarjet e ēuditshme tė vitit 2007

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KINEMOTOGRAFIA DHE ARTI SHQIPTAR :: Shkenca - Kuriozitete dhe Probleme :: Kuriozitete-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės